• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Përgjithshëm – Dua Space & Podcast Media

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Coordinator of Dua Space

Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm – Dua Space & Podcast Media​

Vendndodhja: Rruga Naim Frashëri, Tiranë
Lloji: Full-time
Raporton tek: Founder

Përshkrimi i rolit​

Po kërkojmë një person që merr pronësi të plotë mbi:
  • Menaxhimin e hapësirës Dua Space (coworking, evente, community)
  • Operimin dhe zhvillimin e studios së podcast
  • Gjenerimin e të ardhurave nga qiraja, eventet dhe prodhimi mediatik
  • Krijimin e strukturës ditore dhe promovimin e saj
Ky rol është operacional. Jo ide. Jo brainstorming. Ekzekutim, organizim dhe përgjegjësi.

Qëllimi i rolit (6 muajt e parë)​

  • Hapësira të funksionojë me rregull (orar, pastrim, prenotime, kontrata)
  • Podcast-i të ketë sistem booking + kalendar + oferta të qarta
  • Minimumi 5-10 klientë aktivë mujor për studio
  • Evente te rezervuara (min. 10 në muaj)
  • Rritje e të ardhurave dhe disiplinë operacionale

Përgjegjësitë Kryesore​

A) Menaxhimi i Hapësirës (Dua Space)​

  • Menaxhon prenotimet (coworking, sallë trajnimi, evente)
  • Kujdeset për mirëmbajtjen (pastrim, pajisje, furnizime)
  • Kontrata të qarta për çdo përdorues
  • Monitoron pagesat dhe arkëtimet
  • Raporton çdo javë: të ardhura, shpenzime, probleme

B) Podcast & Media​

  • Menaxhon kalendarin e studios
  • Negocion me klientë për qira dhe paketa
  • Realizon production & post-production (audio/video editing)
  • Koordinon publikimet kur ka projekte të brendshme
  • Ndihmon në zhvillimin e ofertave për biznese (podcast corporate)

C) Promovimi i Dua Space​

  • Promovon hapësirën në rrjete sociale dhe kanale digjitale​

  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut për përmbajtje​

  • Krijon oferta dhe fushata për të rritur prenotimet​

  • Identifikon partnerë potencialë (biznese, organizata, komunitete profesionale)​

  • Ndihmon në rritjen e brand-it Dua Space si hapësirë premium për evente dhe media​

Çfarë kërkojmë​

  • Person praktik, i organizuar
  • Di të marrë vendime pa u humbur edhe ka iniciative te ideoje koncepte te reja
  • Ka sens estetik dhe komunikim të mirë
  • Ka deshire te nderveproje me grupe komunitete edhe ne evente te ndryshme
  • Di të përdorë AI tools për produktivitet
Plus nëse ka:
  • Eksperiencë në event management
  • Eksperiencë në media / studio / coworking

Çfarë ofrojmë​

  • Autonomi reale, me mundesi rritjeje ne drejtime te ndryshme, ndertim komuniteti apo ndertim produktesh me perfitime nga puna.
  • Hapësirë për të ndërtuar strukturë nga zero edhe per te punuar vete.
  • Mundësi rritjeje në rol më të madh (Head of Operations Media)
  • Mundësi bonusi mbi performancë

Si të aplikoni​

Nëse mendon që je personi që mund ta marrë këtë hapësirë në pronësi dhe ta kthejë në një strukturë funksionale dhe fitimprurëse, dërgo:
  • CV-në tënde
📩 Aplikimet dërgohen në: info@dualenterprise.co
Cel. : +355 67 603 3151
 


Apply WhatsApp
Back
Top