• Tirane, ofrohet vend pune, Menaxher/e Pastrimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
SD_INVEST_Cover.jpg


S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:

Menaxher/e Pastrimi

Përshkrim i përgjithshëm

Menaxheria e Pastrimti do të jetë përgjegjëse për organizimin, planifikimi, menaxhimi dhe mbikqyrjen e proceseve të pastrimit të ambjenteve të përbashkëta dhe atyre individuale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Zhvillon dhe koordinon punën e brigadës së pastrimit me grafik dhe plane të detajuara për pastrimin e ambjenteve;
  • Inspekton punën e brigadës së pastrimit për të siguruar efikasitetin e saj dhe përfundimin e proceseve të punës sipas afateve të caktuara;
  • Panifikon trajnimin e punonjësve për procese të ndryshme të punës dhe përdorimin e makinerive;
  • Dizenjon produkte në fushën e higjenës;
  • Përgatit situacione dhe kërkesa për materialet e nevojshme për gjelberimin e sipërfaqeve të ndryshme;
  • Ndjek mirëmbajtjen dhe mbarëvajtjen e kontratave të lidhura;
  • Përzgjedh dhe prokuron furnizimet me detergjentë pastrimi;

Kualifikimet dhe Aftësitë:


  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  • Të ketë minimalisht 5 vjet punë;
  • Të analizojë, vlerësojë dhe koordinojë planifikimin e punëve të nevojshme si dhe të përmbushi qëllimet e grupit të punës brenda kufijve të caktuar kohor;
  • Të koordinoj dhe përcaktoj pajisjet e personelit dhe materialet e nevojshme për përfundimin me sukses te projekteve;
  • Të përgatisë raporte të qarta, konçize dhe të plota për punën në sektorin e përkatës;
  • Të krijoj dhe të ruaj marrëdhënie korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative;
  • Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;

Aplikantët e interesuar të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: standart@agikons.com, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



Cel. : +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top