• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e i/e Kontratave dhe Prokurimeve

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Menaxher/e i/e Kontratave dhe Prokurimeve do te jete ne kontakt të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët e kompanise per zbatimin e kontratave te lidhura midis paleve, përmbushjen e detyrimeve sipas afateve të dakortësuara dhe ndjekjen e proçesit të prokurimeve në të gjitha fazat e tij.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Të keni mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë;
  2. Të keni eksperiencë pune minimalisht 2 vjeçare në profilin e prokurimeve publike ( sektori publik ose privat);
  3. Të keni eksperience pune si asistent/e jurist/e ose hartues/e kontratash;
  4. Perben avantazh eksperienca e punes ne kompani ICT.
  5. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese me kolegët dhe bashkëpunëtorët;
  6. Aftësi shumë të mira koordinuese dhe menaxhuese;
  7. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  8. Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office.
Detyrat kryesore:

  1. Ndjekja e të gjithë ciklit të procesit të prokurimeve në kompani;
  2. Ndjekja e e bashkëpunimeve të kompanisë në nivel ligjor dhe kontraktual;
  3. Mbajtja e korrespondencës me bashkëpunëtorët për zbatimin e kontratave, detyrimeve ligjore dhe ndryshimeve të mundshme;
  4. Azhornimi i informacioneve dhe arkivimi i dokumentave fizikisht dhe elektronikisht;
  5. Azhornimi i i ekipeve përkatëse të punës për cdo ndryshim legal/kontraktual;
  6. Kryerja e korrespodencës me institucione të ndryshme, persona juridike etj.
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin e punës në: hr@kreatx.com
 


Apply
Back
Top