Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e Finance
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania jonë, lider në tregun e shumicës se aksesoreve dhe lule natyrale, po kërkon një Financier/e të dedikuar, analitik dhe me përvojë për të menaxhuar dhe optimizuar operacionet tona financiare. Nëse keni sy për detajet, pasion për shifrat dhe eksperiencë në menaxhimin e strukturave të biznesit grosist, ky pozicion është për ju.
- Menaxhimi i Inventarit dhe Magazinës: Monitorimi i rregullt i lëvizjeve të magazinës (hyrje, dalje, transferta) në sistemin Odoo. Udhëheqja dhe rakordimi i inventarëve fizikë periodikë dhe krahasimi i tyre me gjendjen në sistem. Identifikimi dhe raportimi i diferencave të inventarit, mallrave me qarkullim të ngadaltë ose të dëmtuara.
- Analiza e Kostove dhe Importet: Përkalkulim i saktë i kostos së mallit të importuar, duke përfshirë faturat e blerjes, transportit, dhe tarifave të importit. Analiza e marzhit të fitimit për çdo kategori produkti dhe sugjerimi i masave për optimizimin e kostove operacionale.
- Ndjekja dhe Raportimi mbi Klientët: Mirëmbajtja e kartelave të klientëve të shumicës dhe monitorimi i rreptë i afateve të pagesave (DPO). Përgatitja e raporteve të vjetërimit të borxhit (Aging Report) dhe raporteve të shitjeve sipas klientëve apo agjentëve. Rakordimi periodik i llogarive të hapura me klientët dhe furnitorët.
- Mbylljet dhe Kontrolli Financiar: Përgatitja dhe mbyllja e plotë mujore dhe vjetore e bilancit kontabël.Kontrolli dhe regjistrimi i veprimeve të arkës, bankës dhe shpenzimeve të tjera të kompanisë.Garantimi që të gjitha veprimet janë në përputhje të plotë me legjislacionin tatimor dhe financiar në fuqi.
- Kontroll i Terrenit (Shoferëve): Monitorimi dhe kontrolli ditor i faturave, dërgesave dhe porosive të realizuara nga shoferët e terrenit. Rakordimi i rregullt i parave kesh (arkëtimeve në terren) dhe mandateve të pagesave që dorëzohen nga shoferët në përfundim të çdo dite.Verifikimi dhe analiza e shpenzimeve të karburantit, dietave dhe kostove të tjera të transportit në raport me rrugët e kryera.
- Arsimi: Diplomë Universitare në Financë / Kontabilitet (Master përbën avantazh).
- Eksperiencë: Minimumi 3 vite përvojë pune në financë, preferohet në kompani tregtare me shumicë (grosiste).
- Sistemi Financiar: Njohuri shumë të mira dhe eksperiencë praktike në përdorimin e platformës Odoo (e detyrueshme njohuria mbi nje sistem te ngjashem).
- Gjuhët e Huaja: Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze (e nevojshme për komunikimin me furnitorët e huaj dhe kuptimin e dokumentacionit të importit).
- Aftësi Teknike: Njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office (veçanërisht Excel për analiza dhe raporte dinamike).
- Kompetenca: Aftësi të spikatura analitike, organizative dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur me afate të rrepta.
- Pagë mujore konkurruese dhe mjaft motivuese, e negociueshme bazuar në profilin tuaj.
- Mundësi për rritje profesionale në një ambient stabël dhe strukturuar.
- Kushte komode pune dhe mbështetje të vazhdueshme teknologjike.
Nëse i plotësoni këto kritere, jeni të ftuar të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në subjekt:
Apply WhatsApp