• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Dyqani

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025, është Shoqëria e parë e shitjes me pakicë në sektorin e modës që solli konceptin e menaxhimit Franchisee në Shqipëri. Me synimin për të ngritur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe shërbimit të klientit, ne kemi rimodeluar tregun shqiptar duke prezantuar marka të njohura ndërkombëtare dhe produkte cilësore alternative. Fashion Group Albania është e pranishme në qendrat më të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke menaxhuar një portofol prej 10 markash të famshme, ndër të cilat Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret dhe Aldo. Sot, ne operojmë me 17 dyqane fizike dhe përmes një përvoje online në platformën tonë, www.fga.al.

Albi Group, I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.

Pozicioni i punës: Menaxher Dyqani
Vendndodhja: Parfois, TEG
Kontrata: Me Afat (10 muaj)

Përmbledhja e pozicionit:

Menaxheri i Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin dhe funksionimin e përditshëm të dyqanit, në përputhje me politikat, procedurat dhe standardet e vendosura nga kompania dhe brandi që përfaqëson.
Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është përmirësimi i performancës së shitjeve dhe maksimizimi i fitimit përmes rritjes së xhiros ditore dhe menaxhimit efikas të operacioneve të dyqanit.

Detyrat:
  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të rritur efikasitetin në punë.
  • Mban përgjegjësi për xhiron ditore, arkëtimet dhe depozitimin e cash-it në përputhje me procedurat e kompanisë.
  • Sigurohet që të gjitha operacionet e dyqanit të kryhen sipas politikave dhe procedurave të kompanisë.
  • Monitoron dhe menaxhon stokun e dyqanit
  • Siguron zbatimin e standardeve të paraqitjes së mallit, rregullin dhe pastërtinë në dyqan dhe magazinë.
  • Garantion një përvojë cilësore shërbimi për klientët dhe menaxhon ankesat apo komentet e tyre.
  • Bashkëpunon me departamentin e marketingut për zbatimin e aktiviteteve promocionale në dyqan.
  • Merr pjesë aktive në procesin e shitjes.
  • Realizon raporte periodike për Brandin dhe/ose eprorët.
Eksperienca:
Eksperiencë 1-2 në vite përvojë pune në pozicione menaxheriale në sektorin e retail-it, preferohet në industrinë e veshjeve.

Kualifikime të tjera:
  • Diplomë universitare
  • Aftësi shumë të mira drejtuese dhe menaxhimi të ekipit.
  • Aftësi të zhvilluara në shitje, negocim dhe orientim të fortë drejt arritjes së objektivave.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe në menaxhimin e prioriteteve.
  • Aftësi analitike për interpretimin e të dhënave të shitjeve dhe raportimeve.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe sistemeve të menaxhimit të shitjeve (POS).
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (e preferueshme).
  • Integritet i lartë profesional dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Kushtet e Punës:

Fashion Group Albania është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën hr@fashiongroup.al brenda datës 15 Mars 2026.

Vetëm personat që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top