Tirane, ofrohet vend pune Menaxher, Auditimi i Brendshëm
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EB Investment, në emër të një klienti, është në kërkim të një Menaxheri të Auditimit të Brendshëm, i cili do të drejtojë dhe mbikëqyrë funksionin e auditimit të brendshëm. Pozicioni ka në fokus vlerësimin e efektivitetit të kontrolleve të brendshme, menaxhimin e riskut dhe përputhshmërinë me legjislacionin dhe politikat e organizatës, duke kontribuar në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve.
Përgjegjësitë kryesore
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë
Përgjegjësitë kryesore
- Harton dhe zbaton planin vjetor të auditimit mbi bazë risku (projekti, kantieri, financat, prokurimet, magazina, nënkontraktorët).
- Ndihmon në zhvillimin/azhornimin e Planit të Menaxhimit të Riskut (risk teknik, financiar, kontraktual, cilësi, vonesa).
- Kryen auditime financiare, të përputhshmërisë dhe operative, përfshirë:
- Prokurime & tenderim (kërkesa ofertash, negociimi, konflikt interesi, dokumentacioni),
- Kontrata & nënkontraktorë (zbatimi i kushteve, penalitete, variacione/ndryshime pune),
- Menaxhim projekti (planifikim, progres fizik vs financiar, pretendime),
- Menaxhim magazinash & materialesh (hyrje-dalje, inventar, humbje, skrap),
- Asetet fikse & mjetet e kantierit (regjistër, përdorim, amortizim, GPS/monitorim kur ka),
- Pagesa dhe arkëtime (aprovime, limitet e autorizimit, cash management).
- Vlerëson periodikisht efektivitetin e kontrolleve dhe propozon përmirësime në procedura, politika dhe sistem aprovimesh.
- Kryen auditime performance dhe hetime të posaçme (dyshime për abuzime, shkelje, mospërputhje dokumentacioni), sipas kërkesës së drejtimit të auditimit.
- Koordinon punën me auditorët e jashtëm.
- Siguron ndjekjen e rekomandimeve, afatet, përgjegjësit dhe raporton progresin.
- Bashkëpunon me departamentet e Financës, Prokurimit, Teknikës/Projekteve, Ligjorit, HR për rritjen e kulturës së kontrollit.
- Përgatit raporte të qarta për menaxhimin (gjetje, risk, ndikim financiar, masa korrigjuese).
Kërkesa
- Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të afërta.
- Kualifikim profesional i preferuar: ACCA / CPA / Audit / Kontabilist i Miratuar (ose ekuivalent).
- Minimum 7–10 vite përvojë në auditim/kontroll të brendshëm/financë, me të paktën 3 vite në rol drejtues.
- Përvojë e drejtpërdrejtë në ndërtim/infrastrukturë (kontrata, nënkontraktorë, situacione, magazina) konsiderohet avantazh i fortë.
Aftësi dhe kompetenca
- Njohuri shumë të mira të parimeve të kontabilitetit dhe standardeve të auditimit.
- Njohuri të praktikave tipike në ndërtim: situacione, variacione, prokurime, kontroll kostoje.
- Aftësi analitike, hetimore dhe vendimmarrëse; orientim drejt rezultateve.
- Komunikim i shkëlqyer, aftësi për të menaxhuar situata sensitive.
- Njohuri të avancuara kompjuterike: Excel i avancuar, Word, PowerPoint; njohja e ERP-ve është plus.
- Integritet i lartë, konfidencialitet, objektivitet.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë
Apply