• Tirane, ofrohet vend pune Media Strategy & Digitalization Project

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Menaxher/e projekti i/ e Digjitalizimit & Strategjisë së Medias
(Media Strategy & Digitalization Project Manager)
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Zyrat qendrore të ACREM, Tiranë


Përshkrim i Pozicionit të Punës
Menaxher/e projekti i/ e Digjitalizimit & Strategjisë së Medias është përgjegjës për zhvillimin e zërave për të gjitha aspektet e pranisë në internet të kompanisë dhe qendrave.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Krijon, propozon dhe planifikon strategjkisht prezencën e TEG, QTU, Acrem, Galeria by TEG dhe të gjithë subjekteve tjera që ACREM ka apo mund të ketë në portofol në mediat sociale në të gjitha kanalet e komunikimit qe ka apo mund te krijohen per secalin profil si: Instagram, Facebook, YouTube, LinkedIn, WEB, Aplikacione mobile, etj.
  • Krijon, propozon dhe planifikon strategjkisht prezencën e TEG, QTU, Acrem, Galeria by TEG dhe të gjithë subjekteve tjera që ACREM ka apo mund të ketë në portofol në mediat sociale në të gjitha kanalet e komunikimit digitale të nevojshme jashtë kompanisë për qëllime PR apo reklamimi.
  • Është i vetëdijshëm dhe merr përditësime të vazhdueshme mbi tendencat dhe strategjitë e mediave sociale ndërkombëtarisht.
  • Planifikon dhe organizon strategjikisht fushatat digjitale në përputhje me objektivat vjetor te kompanise dhe në bashkëpunim me ekipin e marketingut/ agjencitë e marketingut; përgjegjës për planin strategjik dhe zabtimin e reklamave në të gjitha kanalet (WEB, SEO/SEM, GDN, Adwords, social media, portale, kanale te ndryshme digitale etj).
  • Gjeneron iniciativa sipas objektivave të përcaktuara për të gjitha kanalet digjitale në bazë të vlerësimit të raporteve që gjeneron dhe vlerëson.
  • Gjeneron raporte dhe interpreton KPI për propozimin e masave për përmirësimin e performances dhe ndërmerr masat e nevojshme për arritjen e objektivave.
  • Koordinon dhe menaxhon përmbajtjen në çdo kanal digjital duke përfshirë të gjithë të interesuarit, qiramarrësit, departamentet e tjera të kompanisë etj.
  • Monitoron, mat dhe raporton performancën e fushatës në baza ditore kundrejt pritshmërive të dakorduara dhe ndërton raportet e nevojshme për të gjithë palët e përfshira.
  • Programon përmbajtjen dhe menaxhon buxhetin përkatës të reklamave për arritjen e objektivave të kanalit digjital sipas buxhetit të planifikuar.
  • Propozon në mënyrë proaktive zgjidhje të reja, aktivizime dhe mënyra të reja për të angazhuar audiencën dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit.
  • Është përgjegjes/e për zhvillimin e të gjithë projekteve digjitale që lidhen me departmentin e marketingut që digjitalizojne proçeset, shërbimet, dhe gjithçka që lidhet me eksperiencën konsumatore.
  • Është përgjegjës /e për të zhvilluar CRM dhe për të ndermarr plane strategjike për shfrytëzimin e databazës për qëllime marketimi dhe rritjen e eksperiencës konsumatore.
  • Përgjegjës /e për adaptimin e praktikave më të mira për të sjell eksperiencë optimale për klientët në media sociale.
  • Përgjegjës /e në aspektin strategjk dhe deri në daljen on air të të gjithë kontentit/përmbajtjes për kanalet e siper përmendura.
  • Duhet të identifikojë mundësi dhe mënyra të reja për të pasur pozitën nr.1 në ndërgjegjësimin online, të marrë standardin e vazhdueshëm të aktorëve të sektorit, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Përgjegjës /e për zbatimin e ndryshimeve në paraqitjet online bazuar në përdorshmërinë dhe analitikën.
  • Detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtuesi i Departamentit.

Kërkesat e pozicionit të punës:

  • Diplomë Bachelor dhe/ ose preferohet diplomë master në Marketing, Administrim Biznesi, Gazetari.
  • Të paktën 5 vjet përvojë pune në profesionin të njëjtë ose të ngjashëm
  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
  • Njohuri dhe përvoja teknike mund të përfshijë marketingun digjital, tregtinë elektronike, shërbimet e përmbajtjes, aplikacionet celulare, analitikën e të dhënave.

Kërkesa të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
  • Aftësi të shkëlqyera bashkepunimi për ndërveprim me antarët e ekipit dhe ekzekutivin.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese.
  • Të ketë aftësi për vendim-marrje të pavarur brenda kompetencave të pozicionit.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, Ju lutem dorëzoni CV-në e detajuar brenda datës 18/12/2023 në adresën e e-mail: [B]hr@acrem.al[/B], duke specifikuar në subjekt: “Aplikim për Menaxher/e projekti i/ e Digjitalizimit & Strategjisë së Medias


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top