• Tirane, ofrohet vend pune Media - Gazetar/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Gazetari | Komunikacion
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Konkurs për gazetarë

Albanian Post – redaksia Tiranë dhe Prishtinë

Skuadra jonë ka nevojë për gazetarë të rinj. Kërkesa ndaj tyre është të jenë me pasion dhe dëshirë për të mësuar profesionin e gazetarit, me vullnet për punë dhe kuriozë ndaj jetës.

Albanian Post ka këto kritere për ata të cilët do të duan të aplikojnë:
  • Të zotërojë diplomë universitare apo të jetë në fund të kryerjes së masterit në këto fusha: gazetari, gjuhë dhe letërsi, sociologji, psikologji, juridik, ekonomik, shkenca politike e histori;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të të shkruarit në gjuhën shqipe;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohuri të gjuhëve të tjera janë një plus;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Gatishmëri për të krijuar kontakte në terren, për të përcjellë trendin e ngjarjeve dhe të investigojë e eksplorojë tema të ndryshme politike e sociale;
  • Gatishmëri për fleksibilitet në orar pune; Aftësi të mira organizative;
  • Gatishmëri për punë në skuadër;

Aplikantët e interesuar duhet të:

  • për redaksinë Tiranë të dërgojnë CV-në në e-mail-in: redaksia@albanianpost.com;
  • Për redaksinë Prishtinën të dorëzojnë CV-në fizikisht në zyrat e Albanian Post në “Lagjen Marigona” në Prishtinë, ose të dërgojnë CV-në në email-in: kosova@albanianpost.com
  • Të sjellin shembuj të një shkrimi nga ana e tyre.
Pasi shqyrtohen CV-të e dërguara, personat e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pranë zyrave tona në qendër të Tiranës.

Afati i dorëzimit: 15/09/2022.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Cel. : +355 68 602 0155
 


Apply WhatsApp
Back
Top