Tirane, ofrohet vend pune me orar te plote | turni II Sous Chef / Zëvendëskuzhinier -Piazza Garden – Një koncept i ri nga Millennium Group
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- turni II
- Fusha | Profili i punes
-
- Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
Pozicion vakant – Sous Chef / Zëvendëskuzhinier
Në kuadër të hapjes së konceptit të ri Piazza Garden, jemi në kërkim të një Sous Chef / Zëvendëskuzhinier me eksperiencë dhe aftësi të forta organizative, i cili do të mbështesë Head Chef në menaxhimin e përditshëm të kuzhinës dhe garantimin e standardeve të cilësisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbështet Head Chef në organizimin dhe drejtimin e operacioneve të kuzhinës.
- Koordinon punën e ekipit gjatë turneve dhe siguron respektimin e standardeve.
- Mbikëqyr përgatitjen, cilësinë dhe prezantimin e ushqimit.
- Siguron zbatimin e procedurave të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Merr pjesë në trajnimin dhe zhvillimin e stafit të kuzhinës.
- Ndihmon në kontrollin e kostove, stokut dhe përdorimit të produkteve.
- Zëvendëson Head Chef në mungesë të tij.
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme si Sous Chef ose në role të ngjashme në kuzhinë profesionale.
- Aftësi të mira lidershipi dhe organizimi.
- Njohuri mbi standardet e sigurisë ushqimore (HACCP).
- Aftësi për të punuar nën presion dhe në ambiente dinamike.
- Disiplinë, korrektësi dhe orientim drejt cilësisë.
- Frymë bashkëpunuese dhe përgjegjshmëri.
Ofrohet:
- Mundësia për të qenë pjesë e një projekti të ri dhe ambicioz.
- Ambient pune profesional dhe ekip bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi profesional brenda strukturës së Millennium Group.
- Paketë konkurruese, në përputhje me eksperiencën.
Dërgoni CV-në tuaj në recruiting@millenniumgroup.al
(Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.)
Apply