• Tirane, ofrohet vend pune Manaxher Projektesh dhe Metodologji, Departamenti i Operacioneve & Projekteve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Manaxheri i Projekteve është përgjegjës për planifikimin, koordinimin, implementimin dhe monitorimin e projekteve në NOA, nëpërmjet aplikimit të metodologjisë së duhur. Paralelisht mund të veprojë në rolin e manaxherit të projektit për projekte specifike.

Përgjegjësitë Kryesore

  1. Përkthen planin e projekteve afat shkurtra dhe afat mesme në plan konkret operacional për Komitetin e Sistemeve të Informacionit;
  2. Planifikon dhe përcakton burimet e nevojshme, buxhetet, monitoron progresin dhe mban të informuara palët e përfshira gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit;
  3. Kujdeset për realizimin në kohë dhe brenda buxhetit të projekteve të deleguara nga Komiteti i Sistemeve të Informacionit;
  4. Manaxhon ndryshimet gjatë kohëzgjatjes së projektit, bën propozime konkrete, reflekton ndryshimet në dokumentacionin e projekteve dhe i përcjell për aprovim;
  5. Vepron si trajner/coacher i anëtarëve të skuadrave të projekteve për të siguruar cilësi të lartë dhe manaxhim brenda afateve të secilit projekt, dokumentacion të saktë të paraqitur në mbledhjet e Komitetit të Sistemeve të Informacionit dhe/ose raportimeve mujore;
  6. Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe raportimin e databazës së projekteve;
  7. Siguron që rezultatet e projektit dhe produktet përfundimtare përmbushin pritshmëritë e palëve të interesit dhe korrespondojnë plotësisht me qëllimin fillestar të projektit në aspektin e përmbajtjes dhe cilësisë.

Kërkesat për pozicionin:


  1. E preferueshme 4 vite eksperiencë në manaxhimin e projekteve në fusha të ndryshme (Shitje, IT, Shërbime bankare etj);
  2. Aftësi të shkëlqyera organizimi, koordinimi dhe manaxhimi të kohës;
  3. Gjykim stategjik i shëndoshë;
  4. Aftësi shumë të mira për të siguruar mbikëqyrje, mentorim, udhëheqje;
  5. Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vendimmarrje;
  6. Diplomë universitare në Ekonomi, Shkencat Sociale, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të lidhura.

Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 14 nëntor 2022 në adresën humanresources@noafin.al

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top