Tirane, ofrohet vend pune Manaxher i Administratës, Njësia e Administratës
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Manaxheri i Administratës është përgjegjës për manaxhimin e proceseve të punës në administratë, prokurimeve dhe sigurisë fizike në NOA.
Përgjegjësitë Kryesore
Kërkesat për pozicionin:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 27 dhjetor 2022 në adresën humanresources@noafin.al.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Përgjegjësitë Kryesore
- Përgatit buxhetin vjetor administrativ duke pasqyruar tendencat dhe nevojat e biznesit, lidhur me gjithë blerjet/kontraktimet e shërbimeve në kompani, plotësimin e nevojave për asete, manaxhimin e logjistikës dhe sigurisë fizike.
- Siguron që negociatat për kontratat e shit-blerjeve përfundojnë me sukses bazuar në analizën kosto/përfitim, duke siguruar vlerë maksimale për kompaninë.
- Siguron zhvillimin, koordinimin dhe monitorimin e strategjive për aktivitetet e mbështetjes administrative dhe logjistike të kompanisë.
- Siguron manaxhimin efektiv të burimeve administrative financiare dhe materiale.
- Dizenjon politika, procedura dhe standarde në përputhje me politikat e kompanisë, në mënyrë që të sigurohen proceset e duhura të buxhetimit, blerjes, kontrollit dhe proceset që lidhen me sigurinë e përgjithshme fizike.
- Ofron udhëzime dhe mbështetje për të gjitha çështjet administrative për rrjetin e degëve.
- Siguron disponueshmërinë e sistemeve të mbrojtjes duke kryer kontrolle periodike për të përcaktuar nëse sistemet janë përshtatur dhe funksionojnë siç duhet.
- Kryen ndërgjegjësim të vazhdueshëm mbi kushtet e sigurisë.
- Aprovon dhe monitoron shpenzimet administrative sipas politikave të shpenzimeve në fuqi.
- Aprovon dhe monitoron proceset e blerjeve / kontraktimit sipas proçedurës së Prokurimit.
- Siguron mbarëvajtjen e procesit të hapjes/mbylljes së zyrave të NOA sipas kërkesave të biznesit.
- Konfirmon raportet mujore administrative që lidhen me shërbime të kryera nga palë të treta për kompaninë (telefonia celulare, kancelarike, raporte transporti, printime, etj).
Kërkesat për pozicionin:
- Aftësi të forta për të ndërlidhur, negociuar dhe koordinuar me palët e treta në lidhje me çështjet administrative dhe logjistike;
- Aftësi për të planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar efektivitetin e planeve dhe sistemeve të sigurisë;
- Aftësi të forta për të monitoruar të gjitha shpenzimet administrative;
- Minimumi 4 vite eksperiencë në fushën e administrimit dhe prokurimit;
- Gjykim stategjik i shëndoshë; Integritet i lartë;
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vendimmarrje;
- Diplomë universitare në Ekonomi, Shkencat Sociale, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të lidhura.
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 27 dhjetor 2022 në adresën humanresources@noafin.al.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Apply