• Tirane, ofrohet vend pune Magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania MSE, Medical Service Engineering, eshte krijuar ne vitin 2018, me fokus shitjen dhe mirembajtjen e pajisjeve mjekesore.
Ne kuader te zgjerimit te struktures se saj, kompania po kerkon staf ne pozicionin:

Magazinier :

Pergjegjesite kryesore:
  • Bëjnë pritjen dhe kontrollin e produkteve sipas procedurave dhe plotësojnë evidencat përkatëse;
  • Raporton dhe ndjek me përpikmeri direktivat e dhëna nga drejtuesi i Departamentit të Logjistikës dhe Magazinimit;
  • Kujdeset për sistemimin e produkteve në magazinë sipas teknikës “i pari në skadencë, i pari në shitje” si dhe në bazë të të gjithë direktivave dhe i ruan ato nga dëmtimet;
  • Informon Drejtuesin e Departamentit të Logjistikës dhe Magazinimit, pas depozitimit, për të gjithë informacionin e mbërritjes, sasive, numrin e lotit bazuar në formularin e pranimit të mallit;
  • Kontrollon, nxjerr dhe mban shënime të sakta mbi materialet, furnizimet që hyjnë në depo;
  • Ai verifikon sasinë dhe cilësinë e produkteve, duke kontrolluar për të metat dhe duke regjistruar ato cka konstaton;
  • Në bashkëpunim me stafin përgjegjës pjesë e Departamentit të Financës, merr pjesë në inventarizimin e produkteve sipas planeve të përcaktuara;
  • Kryen inventar të përmuajshëm dhe raportim mbi të;
  • Merr porosinë nga Departamenti i Shitjes dhe realizon përgatitjen e mallit. Bën verifikimin ndërmjet porosisë së përgatitur fizikisht dhe faturës së përgatitur nga Departamenti Shitjeve, në rast mospërputhjesh raporton dhe merr masat e duhura;
  • Bashkërendon punën me Departamentin e Shitjes dhe përgatit porosinë për dërgimin e produktit, materialit të kërkuar tek Klienti si dhe mbikëqyr sistemin sipas direktivave të produkteve në mjetet e transportit;
  • Është përgjegjës për plotësimin, kontrollin dhe ruajtjen e formularëve përkatës që janë të domosdoshëm në shoqërimin e materialit që del nga Magazina;
  • Depoziton në karantinë materialet e refuzuara, me probleme, ato të kthyera nga klienti, skaduara si dhe ato me probleme nga importi, duke plotësuar edhe formularët përkatës;
  • Kujdeset për vendosjen nëpër rafte të tabelave informuese lidhur me të dhënat e produkteve, raporton në cdo kohë për ndryshimet e bëra pranë drejtuesit të departamentit;
  • Në raste jo-konformiteti gjatë ruajtjes dhe transportimit të materialeve i veçon dhe i etiketon me tabelat përkatëse;
  • Merr pjesë në mbledhjet periodike që kryhen nga Drejtuesi i Departamentit apo epror të tjerë;
  • Kujdeset për mirëmbajten e sasive limit të përcaktura për Stokun e materialeve; Raporton në cdo rast arritjen e stokut minimal;
  • Përgatit raporte lidhur me skadencat e materialeve dhe për produktet që kanë skadencë më pak se një vit;
  • Kujdeset për ruajtjen, sistemimin e mallit në magazinë sipas karakteristikave të tij;
  • Kujdeset për ambientin magazinues që të jetë brenda të gjithë standarteve të kërkuara sipas certifikimit të kompanisë ( temperatura, lagështira, higjena etj);
  • Harton raporte mbi ndryshimet në inventar;
  • Përgatit etikat në gjuhën shqipe për të gjithë produktet të cilat hyjnë në magazinë;
  • Kujdeset dhe asiston në procesin e ripërtëritjen e paisjeve të cilat janë të përdorura;
Kriteret e pozicionit:
  • Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik/tjetër;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë profil pune ose të ngjashme;
  • Njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • E preferueshme të dijë të përdorë programet financiare elektronike (Navision);
  • Të ketë aftësi të mira analitike;
  • Punonjës i mirë ekipi dhe i gatshëm për të punuar në një mjedis dinamik;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
MSE sh.p.k ju fton te beheni pjese e stafit duke kontaktuar ne nr: 0684018636 per me shume informacione.
Mund te aplikoni per kete pozicion duke derguar Cv tuaj ne adresen e emailit: info@mse.al brenda dates 30.09.2022
Kandidaturat e perzgjedhura do te kontaktohen per te zhvilluar fazen e intervistes

Ju njoftojme se të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 percaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : 0684018636
 


Apply WhatsApp
Back
Top