• Tirane, ofrohet vend pune Magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit:
  • Mban përgjegjësi mbi mallin e magazinuar në magazinën përkatëse.
  • Ruan dhe sistemon mallrat në ambjentet përkatëse të magazinës.
  • Kontrollon fizikisht të gjitha hyrje/daljet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasitë fizike të bëra hyrje/dalje me dokumentacionin përkatës shoqërues (fatura, fletë dalje etj).
  • Kryen hedhjen e veprimeve përkatëse të fletë hyrje/dalje në programin financiar Alpha.
  • Bashkëpunon me financën për të kontrolluar përputhshmërinë e të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të mallrave.
  • Bën kodifikimin dhe vendosjen e produkteve në magazinë në mënyrën e duhur për të lehtësuar identifikimin dhe kontrollin e produkteve.
  • Monitoron në bazë ditore stokun e magazinës qendrore dhe magazinat e tjera të projekteve ekonomike të shoqërisë dhe vazhdimisht krahason gjendjen fizike me sasitë në sistem duke kryer inventarizime fizike të produkteve;
  • Kryen inventare fizike rregullisht (çdo muaj) me financieren e shoqërisë;
  • Kontrollon fizikisht hyrjet dhe daljet në magazinë;
  • Menaxhon çdo proçes që ka lidhje me magazinimin e produkteve;
  • Kujdeset për dokumentacionin që të jetë i rregullt dhe sipas të gjitha udhëzimeve;
  • Menaxhon fluksin e punës në magazinë qëndrore;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e produkteve;
  • Raporton në mënyrë periodike te eprori përkatës mbi gjendjen fizike të produkteve, konsumin e tyre dhe nevojave për furnizim.
  • Transferon materialet/produktet e shoqërisë sipas një kërkese të aprovuar nga eprori përkatës;
  • Asiston në procesin e shkarkimit të mallrave të konsumuara në njësitë e tjera ekonomike.
Kërkesa të përgjithshme për kandidatët:
  • Eksperiencë 5 vite pune, ku nga këto minimumi 2 vite eksperiencë të drejtëpërdrejtë pune me të gjithë rolet dhe funksionet si magazinier;
  • Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese;
  • Diplomë universitare dega Ekonomik;
  • Njohuri të mira të Kodit të Punës, udhëzimeve përkatëse dhe marrëdhënieve me punëmarrësit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe programit Alpha;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punojë në grup;
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti dhe i gatshëm të udhëtojë me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale edhe në rrethe të tjera të Shqipërisë.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të Shoqërisë.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e E-mail burimet.njerezore@agjencia-aem.com
ose në adresën Rr. Muhamet Gjollesha, pranë ish-godinës ISTN, Tiranë. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 20 Nëntor 2021.
 


Apply
Back
Top