• Tirane, ofrohet vend pune Magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Prodyn Albania Shpk është një kompani inovative në industrinë e prodhimit të këpucëve, e fokusuar në efikasitet. Në Prodyn, ne vlerësojmë punën në ekip dhe zhvillimin e vazhdueshëm, duke krijuar një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues ku secili kontribuon në mënyrë të rëndësishme në suksesin e kompanisë.

Aktualisht jemi duke kërkuar një Magazinier për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati/ja do të do të sigurojë menaxhimin efikas të magazinës dhe furnizimin në kohë të linjave të prodhimit me materialet e nevojshme.

Përgjegjësitë kryesore
  • Pranon, kontrollon dhe sistemon materialet në magazinë sipas procedurave të kompanisë.
  • Regjistron dhe monitoron hyrje-daljet e materialeve, duke garantuar saktësinë e stokut.
  • Furnizon departamentet e prodhimit me materialet e nevojshme në kohë.
  • Kryen inventarë periodikë dhe raporton çdo mospërputhje të konstatuar.
  • Siguron organizimin e magazinës dhe zbatimin e standardeve të sigurisë dhe dokumentimit.
Kualifikimet
  • Arsim i mesëm; arsimi profesional ose i lartë përbën avantazh.
  • Eksperiencë në magazinë ose logjistikë përbën avantazh.
  • Njohuri bazë të kompjuterit dhe aftësi organizative.
  • Aftësi për të punuar në ekip, përgjegjshmëri dhe korrektësi.
Ne ofrojmë
  • Punësim të qëndrueshëm në një kompani në zhvillim.
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë procesit të integrimit.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
  • Mjedis pune bashkëpunues dhe profesional.
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën hr@prodyn.al. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin: 0697049074
 


Apply WhatsApp
Back
Top