• Tirane, ofrohet vend pune Magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Prodyn Albania Shpk është një kompani inovative në industrinë e prodhimit të këpucëve, e fokusuar në efikasitet. Në Prodyn, ne vlerësojmë punën në ekip dhe zhvillimin e vazhdueshëm, duke krijuar një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues ku secili kontribuon në mënyrë të rëndësishme në suksesin e kompanisë.

Aktualisht jemi duke kërkuar një Magazinier për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për administrimin dhe monitorimin e stokut të produkteve të gatshme, duke siguruar organizimin e magazinës, saktësinë e inventarit dhe përgatitjen në kohë të porosive sipas procedurave të kompanisë.

Detyrat kryesore:
  • Pranimi dhe sistemimi i produkteve në magazinë.
  • Evidentimi dhe monitorimi i hyrje-daljeve të produkteve në sistem.
  • Përgatitja, kontrolli dhe dorëzimi i porosive sipas kërkesave të klientëve.
  • Bashkëpunimi me departamentet e prodhimit, logjistikës dhe shitjeve për koordinimin e porosive.
  • Kryerja e inventarëve periodikë dhe raportimi i diferencave të konstatuara.
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e organizimit të magazinës sipas standardeve të kompanisë.
  • Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit shoqërues të magazinës.
  • Zbatimi i procedurave dhe politikave të kompanisë në lidhje me menaxhimin e stokut.
Kualifikimet / Kërkesat
  • Arsim i mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
  • Eksperiencë e mëparshme në magazinë ose në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
  • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të menaxhimit të magazinës.
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar prioritete të ndryshme.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe integritet në punë.
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën hr@prodyn.al. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin: 0697049074.
 


Apply WhatsApp
Back
Top