• Tirane, ofrohet vend pune MAGAZINIER/E

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Kompania “TEUTA DURRES” SHPK, lider në treg në sektorin ushqimor prej 28 vitesh me markat “TEUTA” dhe “GOLD” si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Tedesco në mbi 20 ekskluzivitete për territorin Shqiptar, kërkon të punësojë:


MAGAZINIER/E - DEGA TIRANË


Kërkesa për kandidatin:

- Preferohet të ketë eksperiencë në këtë pozicion pune;

  • Të jetë përdorues i mirë i Paketës Microsoft Office;
  • Të ketë aftësi organizative dhe të punës në grup.


Detyrat / Përgjegjësitë:



  • Përgjegjës për gjendjen e inventarit fizik në magazinë;
  • Verifikon që të gjitha hyrjet fizike të mallit në magazinë nga Importi / blerës të brendshëm apo nga magazina të tjera, të jenë në përputhje me dokumentacionin shoqërues;
  • Verifikon që të gjitha daljet fizike të mallit në magazinë për klientë apo për magazina të tjera, të jenë në përputhje me dokumentacionin shoqërues;
  • Raporton, dokumenton dhe ndjek mungesat / tepricat në furnizime apo mospërputhje të tjera, lidhur me dëmtimet apo skadencat e produkteve;
  • Monitoron dhe orienton zhvendosjen e mallit që nga momenti i hyrjes në magazinë, pozicionimin e tij në rafte deri në ngarkimin e tij për transport.


Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top