• Tirane, ofrohet vend pune Koordinatore Eventesh dhe Administrate

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent udhetimi/Turistik
  2. Supervizor | Team Leader
Eksperienca
vetem me eksperience
E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin Koordinatore Eventesh & Administrate.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Organizimi dhe koordinimi i eventeve, takimeve dhe aktiviteteve të kompanisë;
  • Komunikimi me klientë, furnitorë dhe partnerë për organizimin e eventeve;
  • Ndjekja e rezervimeve, dokumentacionit dhe logjistikës së eventeve;
  • Menaxhimi i telefonatave, email-eve dhe korrespondencës së zyrës;
  • Mbështetje administrative për menaxhmentin dhe departamentet e kompanisë;
  • Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit;
  • Koordinimi i axhendës dhe takimeve të drejtuesve;
  • Mbikëqyrja e proceseve të përditshme administrative të zyrës.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht;
  • Sjellje profesionale dhe korrektësi në komunikim;
  • Eksperienca në organizim eventesh ose administratë përbën avantazh.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al ose të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 705 0551.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top