• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator Logjistike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
spar_albania_cover.jpg

NJOFTIM PUNE
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator Logjistike
Departamenti: Logjistike
Vendodhja: Magazine Qëndrore

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
Përgjegjës për koordinimin e hyrjeve, magazinimit dhe daljeve ne magazinën qendrore.

Përgjegjësitë kryesore:
Fushat kryesore të fokusit do të përfshijnë, por pa u kufizuar në sa vijon:
• Monitoron operacionet e përditshme 3PL duke përfshirë trajtimin, ruajtjen, mbledhjen, dërgimin dhe rrjedhën e mallrave.
• Shërben si kontakti kryesor për çështjet e logjistikës duke komunikuar me dyqanet dhe të gjitha departamentet e tjera sipas nevojës.
• Monitoron dhe përcakton strategjinë e lëshimit të porosive për të siguruar nivele të larta disponueshmërie në dyqane.
• Monitoron dhe analizon KPI/SLA të performancës 3PL dhe ofron raportim ditor, javor dhe mujor.

Kërkesat:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare (preferohet Administrim Biznesi/Logjistike)

Eksperiencat e punës:
• Së paku dy vjet përvojë mbikëqyrëse në magazinë.
• Preferohet kualifikime logjistike ose prokurimi.
Kualifikime të tjera:
• Të jete I aftë ne perdorimin e aplikacioneve e Microsoft Office – excel, word, outlook.
Perben avantazh njohja e procesev te logjistikes ne industrine ushqimore/shitjeve me pakice.

Aftësi të tjera:
• Aftesi të mira komunikuese;
• Sistematik/e dhe i/e organizuar..

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nëpërmjet faqes së Web-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top