• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator/e Zyrës Teknike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator/e e Zyrës Teknike
Departamenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendnodhja: Zyrat qendrore të ACREM, Tiranë


Përshkrim i Pozicionit të Punës
Kordinator/ ja e Zyrës Teknike shërben si pika kryesore e kontaktit me të gjitha çështjet teknike që kanë të bëjnë me Departamentin e Mirëmbajtjes. Kordinatorja e Zyrës Teknike shërben si një ndërlidhje me stafin Teknik të departamentit dhe ekipet e larta të menaxhimit.


Detyrat dhe përgjegjësitë


  1. Asiston Departamentin Teknik në detyrat që i ngarkohen nga strukturat dhe menaxhimi
  2. Asiston në pregatitjen dhe menaxhimin e buxhetit te projekteve teknike dhe mirëmbajtjes
  3. Menaxhon devijancat dhe rakordon me departamentin e finances shpezimet sipas qëndrave të kostos dhe buxhetit të planifikuar për këto qëndra (CAPEX & OPEX)
  4. Mban mintuat e takimit dhe realizon ndjekjen e tyre deri në mbyllje
  5. Asiston Departamentin Teknik në pregatitjen e raporteve/dokumentacionit teknik sipas udhëzimeve
  6. Ndjek dhe asiston në dokumentacionin teknik, mbajtjen e rekordeve, planimetrive, vizatimeve, specifikimeve teknike dhe realizon arkivimin e tyre
  7. Asiston në përditesimin e raporteve të progresit sipas afateve dhe kërkesave tekniko-financiare
  8. Trajton me konfidencialitet maksimal të gjithë informacionin e deleguar nga Drejtori i Departamentit dhe Drejtuesit e tjerë të departamenteve
  9. Ndjek me përpikmëri dhe korrektësi publikimin/ruajtjen e proçedurave, qarkoreve, urdhrave të brëndshëm dhe çdo dokumentacion tjetër teknik në Share të kompanisë
  10. Ndjek dhe koordinon me Drejtuesin e Mirëmbajtjes dhe stafin nën varësi për aprovimin dhe finalizimin e dokumentacionit/detyrave të kërkuara dhe siguron që informacioni është ruajtur në folderat përkatës të Share
  11. Detyra tjera që i ngarkohen nga eprori


Kërkesat e pozicionit të punës:

  • Minimumi 3 vite eksperiencë ne pozicion të njëjtë ose të ngjashëm.
  • Diplomë Bachelor dhe/ose master në Arkitekturë/ Urbanistikë/ Inxhinieri Ndertimi, Mjedisi ose Hidroteknikë.
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
  • Aftësi të shkëlqyera menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim/ prezantim dhe pergatitje raportesh.
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike: CAD, MS-Office, MS-PROJECT, etj.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh).
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.
Kërkesa të tjera:


  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup
  • Ndershmeri dhe integritet
  • Fleksibilitet

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, Ju lutem dorëzoni CV-në e detajuar brenda datës 25/10/2023 në adresën e e-mail: [B]hr@acrem.al[/B], duke specifikuar në subjekt: “Aplikim për Koordinator /e e Zyrës Teknike”


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top