• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator/e Klinike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kërkohet Koordinator/e Klinike – Italisht dhe Anglisht | Turizëm Dentar

Clinic Group kërkon të punësojë një Koordinator/e Klinike për menaxhimin dhe koordinimin e pacientëve ndërkombëtarë në kuadër të shërbimeve të turizmit dentar.

Nëse je një person i organizuar, komunikues dhe i orientuar drejt klientit, kjo është një mundësi për t’u bërë pjesë e një ekipi profesional që punon me pacientë ndërkombëtarë dhe ofron shërbime cilësore në fushën e stomatologjisë dhe kirurgjise estetike.

Kriteret​

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane dhe angleze, në të folur dhe në të shkruar – të domosdoshme
  • Eksperiencë pune e mëparshme si Clinic Coordinator në turizëm dentar ose në koordinimin e pacientëve ndërkombëtarë – e detyrueshme
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, empati dhe orientim drejt pacientit
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës për koordinimin efikas të pacientëve dhe takimeve
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
  • Paraqitje e rregullt dhe prezencë profesionale, pasi ky rol përfaqëson kompaninë në komunikimin me pacientët
  • I/e pajisur me automjet
  • Disponueshmëri për punë full-time

Detyrat kryesore​

  • Komunikim me pacientë ndërkombëtarë përmes telefonit, email-it dhe WhatsApp, si dhe ndjekje (follow-up) me pacientët para dhe pas trajtimit.
  • Organizimi dhe koordinimi i takimeve dhe trajtimeve në klinikë
  • Regjistrimi dhe administrimi korrekt i të dhënave të pacientëve
  • Bashkëpunim i vazhdueshëm me klinikat partnere dhe ndjekja e pacientëve gjatë gjithë procesit të trajtimit

Çfarë ofrojmë​

  • Pagëse teper e kenaqshme dhe konkurruese
  • Ambient profesional pune dhe mundësi zhvillimi në karrierë
  • Orari i punës: 10:00 – 19:00, me 1 orë pushim dreke
  • Nga e hëna në të premte (fundjava pushim)

Si të aplikoni​

Dërgoni CV-në tuaj në: recruiting@clinicgroup.net
Ose kontaktoni në WhatsApp: +39 353 3748 124

*Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top