• Tirane, ofrohet vend pune Kontabilist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Studio jonë ofron shërbime në fushën e kontabilitetit, konsulencës financiare, fiskale etj
Për të përballuar kërkesat në rritje të klientëve tanë, jemi duke kërkuar një profesionist në pozicionin “Kontabilist/e”

Përgjegjësitë kryesore


  • Kontrollon saktësinë e gjithë dokumentacionit kontabël në formë dhe përmbajtje si dhe garanton përputhshmërinë ligjore;
  • Përgatit dokumentacionin kontabël kur është e përcaktuar sipas kontratës me klientin si listëpagesa, fatura shitje me bankë, vetfaturime etj;
  • Këshillon klientin për kontratat e hartuara;
  • Regjistron të gjitha transaksionet e aktivitetit që kanë efekt në Pasqyrën e Performancës dhe Pozicionit Financiar (Blerjet, shitjet , arkat, bankat, listepagesa, veprimet e ndryshme rregulluese etj);
  • Mirëmban llogarinë e klientit në e-filing dhe në self-care;
  • Përgatit Pasqyrat Financiare periodike sipas nevojave të klientit dhe ato vjetore sipas legjislacionit fiskal & kontabël;
  • Përfaqëson subjektin në çdo marrëdhënie me Institucionin e Tatimeve , ISHP, QKB, Bashki etj
  • Këshillon / jep ekspertizën e tij/saj klientit për çdo çështje fiskale, kontabël, financiare etj sipas kontratës dypalëshe (Studio-Klient);


Kualifikimet dhe Aftësitë


  • Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet, niveli bachelor, preferohet master shkencor;
  • Trajnime të ndryshme në fushën e financës;
  • Të bashkëpunojë me kolegët e studios për të maksimizuar efiçiencën në punë;
  • Njohuri shumë të mira të paketes Office;
  • Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • I aftë të ndërtojë struktura kontabël për shoqëri të reja dhe të ristrukturojë ato ekzistuese
  • Të njohë shumë mirë kontabilitetin financiar;
  • Të ketë njohuri të thella të kontabilitetit të kostos dhe analizës financiare;
  • Të njohë shumë mirë standardet kombëtare dhe ato ndërkombëtare të kontabilitetit
  • Të njohë shumë mirë legjislacion tatimor, tregtar, kodin e punës etj;
  • Të njohë gjuhën Angleze dhe Italiane;
  • Të njohë programin financiar “FINANCA5”. Do të ishte avantazh njohja e programit “NAVISION” ;
  • Të jetë ambicioz në profesion dhe me sens të lartë përgjegjësie;
  • Aftësi për të punuar nën presion duke ruajtur saktësinë e të dhënave;

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre dhe letër interesi brenda datës 31 Maj 2023. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë. Kandidatët e përzgjedhur janë të lutur të dërgojnë çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet e tyre si dhe referenca nga punëdhënës të mëparshëm. Adresa e-mail: studio.ciko@gmail.com Cel. 0696969491
Adresa: Rr. e Kavajes, mbrapa poliklinikes nr 9, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top