• Tirane, ofrohet vend pune Kontabilist i llogarive te arketueshme

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Kontabilist i llogarive te arketueshme


QËLLIMI I PUNËS:

Kontrolli dhe emetimi i faturave te shitjes dhe raportet qe lidhen me to si libri i shitjes, statistikat ditore te shitjes, situate e klienteve etj.

Roli dhe përgjegjësitë:
  1. Emetimi i faturave te shitjes ne sistem dhe TVSH, në bazë të porosive te shitjes dhe fletedaljes se magazines
  2. Regjistrimi i arketimeve nga klientet, ne kohe reale ne sistem.
  3. Emetimi I faturave per shitje te sherbimeve, aseteve, te paketimeve te perdorura etj qe nuk lidhen me porosi shitje produkti si edhe faturave note krediti sipas kontratave me klientet.
  4. Përgatit statistikat e shitjes ditore, bazuar në faturimet ditore të shitjes.
  5. Përgatit raportin ditor dhe javor për detyrimet e klientëve.
  6. Përpunon të dhënat për përgatitjen e faturave te rimbursimit.
  7. Përgatit regjistrin e shitjes, ditor dhe Librin e Shitjeve mujor sipas formatit te Dr.Tatimeve.
  8. Njofton klientet per detyrimet dhe pagesat qe duhet te kryjne.
  9. Arkivon te gjitha dokumentet e duhura dhe në mënyrë periodike në arkivin e përgjithshëm.
  10. Pregatit faturat elektronike per materialet e marketingut dhe te pajisjeve ftohese.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomë Universitare në Finance/Kontabilitet
  • Min. 1 vit përvojë pune me regjistrimet kontabel te magazines.
  • Aftësi shume te mira komunikuese ne te shkruar dhe verbale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe shumë të përpiktë.
  • Aftësi të mira MS Office, veçanërisht në MS Excel.
  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze. Gjuha italiane perben avantazh​
  • Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në hr@cocacola.al ose në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 30/10/2025.

    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

    Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top