• Tirane, ofrohet vend pune Key Account Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "Koral Fruit sh.p.k." kërkon të punësojë Key Account Manager, për qytetin e Tiranës.

Detyrat:
  • Kryen procesin e shitjes tek rrjetet e marketeve.
  • Kryen procesin e monitorimit të cmimeve, pozicionimit të produktit sipas rekomandimeve nga struktura drejtuese e Shitjes.
  • Kryen të gjithë proceset operative të furnizimit, në kohën e dakordësuar me rrjetet përkatëse.
  • Monitoron pagesat e rrjeteve në bazë të kontratave specifike me to.
  • Kontrollon në mënyrë periodike inventarin fizik, datë skadencat, cmimet e produkteve ne raft dhe raporton me bazë mujore.
  • Krijon dhe mban marrëdhënie me Menaxherin e Marketit dhe menaxherin e kategorisë përkatëse dhe të raporton në mënyrë periodike shqetësimet apo rekomandimet e tyre.
  • Kryen rakordimin e të gjithë klientëve në bashkëpunim me forcën shitëse.
  • Monitorimin e konkurrencës në aspektin e cmimeve, produkteve apo kodeve të reja dhe raportimin e tyre me bazë mujore.
  • Ndjekja e ofertave mujore sipas parametrave të dakordësuar (cmimi, pozicionimi).
Fokusi tek Klienti:
  • Duhet të demonstrojë njohuri për të gjithë klientët e përcaktuar për të menaxhuar.
  • Zhvillon një marrëdhënie të besueshme dhe influencuese me ekipin vendim-marrës.
  • Duhet të njohë politikat e shitjes së kompanisë dhe t’i zbatojë me rigorozitet ato në çdo proces të shitjes, duke qenë në përputhje me Modelin e Biznesit të përcaktuar në kompani.
Kualifikimet:
  • Eksperiencë të mëparshme si Key Account, në të njëjtin sektor apo sektor të ngjashëm.
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.
  • Aftësi të mira komunikuese, raportimi, tregtimi dhe negocimi.

Aftësi të tjera:

  • Duhet të jetë pjesëmarrës aktiv dhe të suportojë diskutime për çështje të ndryshme të procesit të shitjeve, duke sjellë ide dhe opinione në lidhje me konkurrencën për të realizuar propozime shitje fituese.
  • Të ketë aftësi të zhvillojë marrëdhënie të forta me ekipin e shitjes të partnerëve të ndryshëm.
  • Të jetë i dedikuar për të arritur pritshmëritë dhe kërkesat e ekipit menaxhues si dhe të klientëve.
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe prezantimi shumë të mira.
  • Të jetë proaktiv në mbrojtjen e interesave të kompanisë dhe raporton çdo jokonformitet apo problem që konstaton.
  • Raporton tek Drejtori i Shitjeve mbi punën që kryen, sipas raportimeve të kërkuara.
Kandidatët e interesuar, mund të aplikojnë duke derguar CV-në në adresën: koral.fruit@gmail.com .
 


Apply
Back
Top