• Tirane, ofrohet vend pune Key Account Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mjekesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Distributori farmaceutik Evita sh.p.k, kërkon të punësojë Key Account Manager me specifikat si më poshtë:


Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë
:


  • Zhvillon tregun dhe maksimalizon numrin e klientëve.
  • Ndërton marrëdhënie afatgjata e të qëndrueshme me pikat kyçe të kontaktit, siç janë mjekët e përgjithshëm, specialistët ose mjekët e spitaleve duke promovuar brandi-in dhe produktet e saj.
  • Arritja e objektivave të shitjes dhe objektiva të tjera mujore.
  • Sigurohet për praninë e produkteve në farmaci dhe në rritjen e imazhit të tyre.
  • Sigurohet që të promovojë avantazhet e produkteve.
  • Realizon takime dhe prezantime të produkteve me mjekë dhe farmacistë të zonës.
  • Mbajtja e një databaze kontaktesh të detajuara, ku duhet të përfshihen edhe të dhënat për raportime mujore.
  • Organizimi dhe zhvillimi i trajnimeve për produktet, kur nevojitet.
  • Përfaqësimi i kompanisë, brand-it në evente të rëndësishme si konferenca dhe seminare.
  • Të jetë i informuar mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me kompaninë dhe produktet. Gjithashtu të sigurohet që ky informacion kalon tek mjekët, farmacistët dhe përfaqësuesit mjekësor.
  • Pjesëmarrje e rregullt në takimet e kompanisë, në takime teknike dhe në seksione informuese.
  • Monitorimi i aktivitetit të konkurrentëve dhe produkteve të tyre.


Kriteret e nevojshme:


  • Diplomë në profilin Farmaci, Mjekësi ose Stomatologji.
  • Të paktën 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
  • Leje drejtimi e klasit B.
  • Të jetë natyrë aktive, kurioze dhe i motivuar për të mësuar.
  • Aftësi shumë te mira shitjeje dhe organizative.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Aftësi për të punuar në grup.


Afati i fundit i aplikimeve: 29.11.2021

Do të kontaktohen vetëm kanditatët që do të përzgjidhen për fazën e parë!
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: hr@evitaalbania.com

Presim aplikimet tuaja!
 


Apply
Back
Top