• Tirane, ofrohet vend pune Kamarier per Banketet

Maritim Hotel Plaza Tirana ka shpallur pozicione te lira pune ne Departamentin e Ushqimit dhe te Pijes (Food & Beverage Department).

Pozicioni i punes: Kamarier/e per Banketet (Full Time)


PËRMBLEDHJA E POZICIONIT:
  • Kamarieri i banketeve kryen të gjitha detyrat që lidhen me set-up/in, shërbimin dhe sistemimin e Sallave te Konferencave në të cilat organizohen eventet.
  • Ai/ajo është përgjegjës për shërbimin e shpejtë, të sjellshëm, dhe efikas të ushqimit dhe pijeve për klientët gjatë Konferencave dhe Banketeve.
  • Nën mbikqyerjen e Koordinatorit të Banketeve, kamarieri i banketeve duhet të sigurohet që të respektoje të gjitha standardet e shërbimit dhe politikat e departamentit.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
• Ekzekuton të gjitha kërkesat e përcaktuara në Event Oder-in e derguar nga Departamenti i Shitjeve.
• Asiston në organizimin e set up-it të sallave.
• Përgatit coffee break-ët, buffetë, tavolinat e ngrënies dhe karrocat e shërbimit me ushqimet dhe pijet e kërkuara, sipas detajave te Event Order-it.
• Shërben ushqimet dhe pijet tek klientët, sipas udhëzimeve të Koordinatorit të Banketeve.
• Kujdeset vazhdimisht për nevojat e klientëvë, zëvendëson setet e shërbimit dhe rimbush gotat me pije.
• Sigurohet që enët, setet e shërbimit dhe tavolinat të jenë të pastra.
• Komunikon vazhdimisht me Koordinatorin e Banketeve lidhur me kërkesa specifike të klienteve.
• Është përgjegjës për përdorimin e duhur të të gjitha pajisjeve, në Konferenca dhe Bankete.
• Është përgjegjës për zbatimin e vazhdueshëm të standardeve të shërbimit dhe procedurave operative.
• Është përgjegjës për rregullimin e zonës pas Banketeve dhe konferencave (back area), set up-in dhe pastërtinë.
• Kujdeset vazhdimisht që paraqitja dhe uniforma e punës të jenë në përputhje me standartet e hotelit.


Arsimi:
Preferohet diplomë e shkollës së mesme ose ekuivalente.

Përvoja:
• Kërkohet përvojë e mëparshme në shërbim.
• Kërkohen aftësi të shkëlqyera komunikuese.
• Kërkohen aftësi pozitive ndërpersonale.
• Preferohen aftësi komunikuese në gjuhën angleze.


Grooming
• Të gjithë punonjësit duhet të mbajnë një pamje të rregullt, të pastër dhe të rregulluar sipas standardeve të hotelit

Per ta aplikuar kandidatet duhet te dergojne nje CV ne adresen: hr@plazatirana.com duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni.
Vetem kandidatet me te pershtatshem per kete pozicion pune do te kontaktohen nepermjet telefonit ose me e-mail.


*Ne respektim te Ligjit Nr.9887, date 10.3.2008 per Mbrojtjen e te Dhenave Personale i gjithe informacioni i derguar nepermjet CV tuaj
do te trajtohet ne menyre konfidenciale dhe nuk do ti shperndahet asnje pale te trete.


Faleminderit!
HR Department
 


Apply
Back
Top