• Tirane, ofrohet vend pune Juriste

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi

TechnoBuild 2018,
është një kompani e re, e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri.

TechnoBuild 2018, është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.

Pozicioni: Juriste
Departamenti: Ligjor
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Jurist/e është përgjegjës për ofrimin e këshillimit dhe mbështetjes ligjore për aktivitetin e shoqërisë, si dhe për sigurimin e përputhshmërisë së veprimtarisë së saj me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi. Roli përfshin hartimin e kontratave të sipërmarrjes, paraparake shitje, deklarata, shkresa, kthim përgjigje, aplikim online pranë e-albanias, mbarëvajtjen e aktivitetit te shoqërisë dhe të gjithë dokumentacionit ligjor.

Detyrat
Juriste:
  • Ofron opinione dhe këshillim ligjor për çështje të ngritura nga departamentet e Shoqërisë.
  • Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme ndërmjet Shoqërisë dhe palëve të treta, në kuadër të aktivitetit të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
  • Rishikon kontrata dhe marrëveshje, konsolidon komentet e departamenteve përkatëse dhe siguron plotësimin e dokumentacionit mbështetës (shtojca, prokura, vendime asambleje, dokumente identifikimi, ekstrakte etj.).
  • Ofron asistencë ligjore gjatë procesit të negocimit të kontratave.
  • Përmirëson dhe standardizon formatet e akteve dhe kontratave të përdorura nga Shoqëria.
  • Harton vendime të asamblesë, shkresa, kthim pergjigje, deklarata, akte dhe autorizime të nevojshme për funksionimin e Shoqërisë.
  • Informon departamentet për ndryshimet ligjore që ndikojnë në veprimtarinë e tyre dhe siguron reflektimin e tyre në praktikat e brendshme.
  • Ofron asistencë ligjore në negocimin dhe zgjidhjen me mirëkuptim të konflikteve, si dhe mbështet Shoqërinë në çështje që mund të çojnë në procese gjyqësore.
  • Përfaqëson Shoqërinë pranë institucioneve publike, përfshirë Qendrën Kombëtare të Biznesit, për aplikime, regjistrime, leje, licenca dhe autorizime.
  • Kryen detyra të tjera në kuadër të funksionit të asistencës ligjore, sipas nevojave të Shoqërisë.
Kualifikimet

Edukimi
: Të ketë diplomë universitare në degën Drejtësi.

Kualifikime të tjera:
  • Minimumi 5–7 vite eksperiencë në fushën e konsulencës ligjore, preferohet në kompani, studio ligjore/noteriale të lidhura me sektorin e pasurive të paluajtshme ose korporatave;
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit tregtar dhe kontraktor;
  • Aftësi për të ndikur pozitivisht në aktivitetin e shoqerise;
  • Proaktiv dhe orientuar drejt rezultateve;
  • Aftësi shumë të mira analitike, negocimi dhe komunikimi;
  • Integritet i lartë profesional dhe ndjenjë përgjegjësie;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi, si dhe aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar me të gjitha nivelet brenda Shoqërisë, që përfshihen në aktivitetin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Shënime

Mënyra e aplikimit:


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në email: technobuild2018shpk@gmail.com

Afati i dorëzimit: 05.04.2026

Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top