• Tirane, ofrohet vend pune Jurist Projektesh

[h=1]Përshkrimi[/h]AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Juridik, në pozicionin: Jurist/e.


[h=1]Detyrat[/h]
  • Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj;
  • Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti;
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
  • Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjyqësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.


[h=1]Kualifikimet[/h]

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi;.
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune si Jurist/e;
  • Te kete eksperience në çeshtjet gjyqesore;
  • Të zotrojë shumë mire ''Paketën Office'';
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.


[h=1]Shënime[/h]
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë cv-në e tyre në adresën: hr@agikons.com të shoqëruar me referenca nga punëdhënës të mëparshëm.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane


 


Apply WhatsApp
Back
Top