• Tirane, ofrohet vend pune JURIST/E

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Infosoft Management Sevices kërkon të punësojë:
JURIST/E

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:

  • Eshtë përgjegjës/e për përmbushjen e detyrimeve ligjore që Shoqëritë e Infosoft Group kanë ose mund të kenë si rezultat i parashikimeve të dispozitave të legjislacionit në fuqi si dhe të akteve të brendshme të vetë grupit.
  • Këshillim dhe asistencë të përgjithshme, të vazhdueshme, në raport me interpretimin dhe zbatimin e drejtë të kërkesave të ligjit dhe/ose autoriteteve shtetërore nga ana e shoqërive të Infosoft Group, si dhe këshillimin dhe asistencën më të detajuar (kapilare) lidhur me aspekte të posaçme që mund të kenë sektorë të veçantë.
  • Ka detyrë të përfaqësojë shoqëritë e Infosoft Group përpara autoriteteve administrative dhe, më tej, gjyqësore lidhur me mosmarrëveshjet dhe/ose penalitetet që mund t’u jenë vendosur shoqërive të Infosoft Group.
  • Asiston në mënyrë të vazhdueshme dhe ad hoc, përfaqësuesit e shoqërive të caktuara të grupit në rastet e negocimit, zbatimit dhe përmbushjes së kontratave me palët e treta pjesëmarrëse në qarkullimin juridiko-civil.
  • Përgatit dhe përditëson dokumentet standarde (model) në lidhje me kontratat (tregtare, si kontratat shitje, sherbimi, konsulence, teknike, NDA, kontrata me furnitore etj. Ndihmon ne zgjidhjen e problematikave qe lidhen me kontratat ku eshte e perfshire kompania,

KËRKESA PËR KANDIDATËT:

  • Diplomë universitare e nivelit të dytë, Fakulteti i Drejtësisë.
  • Minimalisht 5 vjet eksperiencë pune si jurist/e.
  • Njohuri shumë të mira mbi Legjislacionin për Shoqëritë Tregtare.
  • Njohuri shumë të mira të Kodit Civil.
  • Njohuri shumë të mira të Kodit të Procedurës Civile.
  • Njohuri të Kodit mbi “Procedurat Administrative në RSH”.
  • Njohuri shumë të mira të Kodit të Punës dhe legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira analitike.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe aftësi të punës në grup.
  • Aftësi komunikative verbale dhe në shkrimin e materialeve tekniko-administrative.
  • Të jetë në gjendje të përgatisë materiale këshilluese, padi, kundër padi dhe çdo akt tjetër të nevojshëm për ndjekjen e proceseve gjyqësore.

Për të aplikuar, ju lutem, dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
 


Apply
Back
Top