• Tirane, ofrohet vend pune Jurist/e

Kompania Metani e pajisur me liçensë lëshuar nga QKL, me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është e specializuar në ofrimin e shërbimit të dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit të ambienteve publike dhe private në territorin e Republikes se Shqipërisë dhe Kosovës.Metani sh.p.k është pjesë e Metani Group. Kjo kompani disponon 3 brigada me eksperiencë mbi 9 vjecare për realizimin e cdo shërbimi dezinfektimi, dezinsektimi apo deratizimi në cdo kohë, edhe kudo në Shqipëri dhe Kosovë. Infrastruktura e kompanisë Metani dhe Grupit lejon ofrimin e një shërbimi dhe menaxhimi fleksibël të kompanisë ndaj cdo kërkese dhe ankese të klienteve. Kjo arrihet nëpërmjet një grupi menaxherësh të ndarë në sektorë.Falë impenjimit të vazhdueshëm në drejtim të garantimit të cilësisë maksimale në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve, kompania Metani është shndërruar në një kompani novatore e cila beson në cilësi, efektivitet, siguri dhe trajnime.Strategjia e kompanisë Metani është ofrimi i produkteve profesionale dhe arritja e rezultateve të sigurta në realizimin e shërbimit, në funksion të arritjes së objektivit “të bëhemi kompania e parë në Shqipëri në tregun e shërbimeve DDD.”

Pozicioni: JURIST/E
Kontrata: Pa afat
Vendndodhja: Tirane, Shqiperi.

Po kerkojme
JURIST/E qe te plotesoje keto kritere:



  • Njohje shumë e mirë e procedurave të prokurimit publik dhe legjislacionit ne fuqi;
  • Në bashkëpunim me njësitë e tjera harton kushtet kryesore teknike të thirrjes së tenderave;
  • Organizon proçesin e shqyrtimit të kritereve per kualifikim;
  • Përgatitjen e dokumentacionit për tender;
  • Harton kriteret ligjore të kontratës përfundimtare;
  • Përgjegjës për dhënien e këshillave, udhëzimeve dhe përgatitijen e akteve ligjore e nënligjore në fushën e prokurimit publik me qëllim zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi;
  • Menaxhimin dhe përgatitjen e dokumentacionit ligjor të dosjeve si dhe hartimin e Kontratave të tipeve të ndryshme dhe ndjek zbatimin e tyre;
  • Të informojë në cdo kohë mbi legjislacionin dhe ndryshimet që i bëhen këtij të fundit dhe ti pasqyroje ato nëpër dokumentat e tenderit;
  • Kryerja e korrespodencës me institucionet ose persona juridike;
  • Kryerja e Procedurave per prokurimet private.
  • Përfaqeson kompaninë në marrëdhenie me palet e treta dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për cështjet juridike të veprimtarisë së shoqerisë.
  • Përfaqëson shoqërinë në kontrollet që kryen nga institucionet shteterore, vënia në dispozicion e dokumentacionit të nevojshëm.
  • Menaxhimi i dokumentacionit ligjor në shoqëri duke përfshirë, por pa u limituar në kontrata, Vendime asambleje, Akte përfaqësimi.
  • Depozitimi dhe tërheqja e akteve pranë institucioneve (Gjykate, Prokurori, QKB)
  • Hartimi, depozitimi dhe ndjekja pranë QKB e cdo aplikimi, depozitimi i Vendimit të Asamblese së Ortakeve te shoqerisë konform legjislacionit në fuqi.
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e dokumentacionit ligjor sipas standarteve.
  • Pregatit opinione ligjore ligjore për problematika të ndryshme.
  • Përgatit, kontrollon, supervizon të gjitha lejet/liçencat dhe akteve ligjore të detyrueshme për funksionimin e aktivitetit të shoqërisë.
  • Azhornon rregulloret dhe proçedurat e shoqërise bazuar në ndryshimet ligjore.

Kualifikimet



  • Të ketë përfunduar Studimet e larta për Drejtësi Bachelor dhe Master.
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në profesion.
  • Të ketë njohuri të thelluara të legjislacionit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar,
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera koordinuese dhe të punës në grup.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Të ketë leje drejtimi Kategoria B.
  • Të njohë ligjin për prokurimin



  • Kushtet e punës: Kompania ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe bonus mbi page sipas performances dhe rezultatit. Si dhe trajnime te ndryshme brenda/jashte vendit

    Procedure Aplikimi:

    Për te aplikuar për këtë pozicion, telefononi ne kete numer kontakti: 069 85 75 084 dhe ne kete adrese e-maili:
    finance@metani-ddd.com

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


    Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen nga Agjensia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top