• Tirane, ofrohet vend pune jurist/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për vend të lirë pune në pozicionin “Jurist/e”
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, shpall njoftimin për vend të lirë pune në pozicionin “Jurist/e”.
Kualifikime/Kërkesa
  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë, Fakulteti i Drejtësisë;
  • Të ketë njohuri dhe certifikim mbi programet bazë të paketës (Microsoft Office etj.);
  • Të ketë njohuri të mira të një gjuhe të huaj të komunitetit evropian (anglisht, frengjisht);
  • Të ketë aftësi në fushën e komunikimit verbal dhe të shkruar, aftësi analitike në zgjidhjen e problemeve ligjore, aftësi të interpretimit të kuadrit ligjor dhe nënligjor dhe veçanërisht në fushën e ekzekutimit të detyrueshëm;
  • Kandidatët që kanë përfunduar Shkollën e Avokatisë dhe/ose kanë eksperienca specifike pune në sektorët e drejtësisë apo në profesionet e lira si fusha e përmbarimit gjyqësor janë të preferuar në intervistim.
Detyrat/Përgjegjësitë
  • Asistencë juridike në përgatitjen e të gjitha akteve shkresore në funksion të parashikimeve ligjore mbi detyrat e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë;
  • Asistencë juridike në implementimin e çdo projekti lokal apo ndërkombëtar në fushën e përmbarimit sipas qëllimeve të parashikuara tek këto projekte;
  • Adresim i përpiktë i të gjitha problematikave të lidhura me trajtimin e ankesave të publikut dhe ndihma në përgatitjen e relacioneve ndihmëse, në drejtim të organeve drejtuese të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë;
  • Mbajtja e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe orientim drejt rritjes së vizibilitetit të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e imeilit: dhomakombetarepermbarimit@gmail.com.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve tuaja është data 25.7.2022.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top