Tirane, ofrohet vend pune Jurist/e
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Juridik | Drejtesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një:
Jurist/e ne Tirane.
Roli dhe Përgjegjësitë
- Harton, shqyrton dhe negocion kontrata të ndryshme tregtare dhe civile.
- Ofron asistencë juridike për çështjet e shoqërisë dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi.
- Përfaqëson dhe ndjek procedurat pranë institucioneve shtetërore dhe organeve administrative.
- Përgatit opinione ligjore dhe dokumentacion juridik sipas nevojave të shoqërisë.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave me karakter ligjor.
- Ndjek ndryshimet në legjislacion dhe siguron zbatimin e tyre në aktivitetin e shoqërisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë universitare në Drejtësi.
- Mbi 5 vite eksperiencë pune në fushën juridike.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar.
- Aftësi të mira në hartimin dhe interpretimin e kontratave.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në ekip.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Ofrohet
- Pagë mbi 1,500 Euro, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.
- Kushte shumë të mira pune.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere në një kompani lider në sektorin e ndërtimit.
Shënim
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.Apply WhatsApp