• Tirane, ofrohet vend pune Jurist/E

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kerkohet:
Titulli i Pozicionit: Jurist/e

I raporton: Drejtuesit të Departamentit Juridik

Lloji i Punës: Kohë e plotë

Vendi i Punës: Tiranë

Lion Construction është një kompani, me një portofol të gjerë projektesh në ndërtim civil, real estate dhe infrastrukturë. Kompania kërkon të zgjerojë ekipin e saj me një Jurist/e, i/e cili/a do të ketë rol kyç në mbështetjen ligjore të veprimtarisë së shoqërisë, menaxhimin e marrëdhënieve kontraktore dhe garantimin e përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi.


Detyrat dhe përgjegjësitë

· Harton, shqyrton dhe përditëson kontrata, marrëveshje, akte juridike dhe dokumentacion ligjor të kompanisë (kontrata shitje, qiraje, shërbimi, furnizimi, bashkëpunimi, etj.);

· Menaxhon dhe ndjek marrëdhëniet juridike me pronarët e truallit, duke përfshirë negocimin, hartimin, shqyrtimin dhe finalizimin e kontratave të sipërmarrjes / zhvillimit të pronës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe interesat e kompanisë;

· Siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së kompanisë me legjislacionin shqiptar dhe aktet nënligjore përkatëse, si dhe ndjek ndryshimet ligjore që ndikojnë në aktivitetin e kompanisë;

· Ofron këshillim dhe opinion ligjor për drejtorinë dhe departamentet e tjera lidhur me çështje kontraktore, administrative, tregtare, dhe të punësimit;

· Përgatit dhe ndjek dokumentacionin ligjor për leje, licenca, autorizime dhe procedura administrative pranë institucioneve shtetërore dhe vendore;

· Bashkëpunon me Departamentin e Financës, Shitjeve dhe departamentet teknike për çështje që lidhen me kontratat, marrëdhëniet e punës dhe riskun ligjor;

· Merr pjesë në negocimin e kushteve kontraktore me palë të treta, duke mbrojtur interesat e kompanisë;

· Harton procedura të brendshme, rregullore dhe politika të kompanisë në përputhje me kuadrin ligjor dhe standardet e brendshme;

· Siguron ruajtjen e konfidencialitetit dhe administrimin korrekt të dokumentacionit ligjor të kompanisë;

· Raporton periodikisht mbi çështjet ligjore dhe riskun juridik pranë drejtuesve.


Kërkesat/ cilësitë:

· Diplomë universitare në Drejtësi (Master Shkencor / Profesional ose diplomë e fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR);

· Përvojë pune më shumë se 3 vite në pozicion të ngjashëm, preferohet në kompani ndërtimi, real estate apo shoqëri tregtare;

· Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar (e drejta tregtare, civile, administrative, e punës);

· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze juridike, njohja e një gjuhe tjetër të BE-së përbën avantazh;

· Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;

· Aftësi për të punuar në grup dhe për të komunikuar në mënyrë efektive me departamente të ndryshme;

· Aftësi për të menaxhuar disa çështje njëkohësisht dhe për të respektuar afatet;

· Integritet profesional, etikë pune dhe korrektësi;

· Ruajtje strikte e konfidencialitetit të infomacionit.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV-në dhe referenca në adresën e email-it

lion.construction.shpk@gmail.com
 


Apply
Back
Top