• Tirane, ofrohet vend pune Inxhiniere Ndertimi ne zbatim

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Te dhenat e punedhenesit:

TechnoBuild 2018,
është një kompani e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri.

TechnoBuild 2018, është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.

Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi në zbatim
Departamenti: Inxhinieri
Vendndodhja: Tiranë

Përshkrimi I pozicionit: Inxhineri i zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe mbikqyrjen e zbatimit te punimeve civile te ndertimit te projektit (objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikun e miratuar deri ne fazen e dorezimit te objektit.


Detyrat

  • Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
  • Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek Pergjegjesi i Sektorit Zbatimit / Menaxheri i Projektit për diskutim apo miratim;
  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet e cilesise;
  • Eshte pergjegjes per cilesine e punimeve, aplikimin e sakte te materialeve dhe metodologjine;
  • Raporton tek Drejtori i Kantierit ne baze ditore per aktivitetet e cilesise hapat qe ka ndermare per evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave, si dhe statusin e tyre;
  • Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
  • Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara, ben ndjekjen dhe monitorimin e punes te nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt dhe sigurohet qe puna te kryhet me cilesi, ne kohe, dhe sipas standarteve me te larta te HSE;
  • Jep sqarime te vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike tek Drejtuesi i Kantierit;
  • Perpilon,ploteson dhe raporton Liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
  • Ploteson ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eprorit per miratim;
  • Harton ne menyre te vazhdueshme librezat e masave per punimet qe kryhen;
  • Pergatit ne menyre periodike list pagesat per punet qe realizohen nga nenkontraktoret, grupet e punes apo individe ne objekt;
  • Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit;
  • Evidenton nevojat per ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit dhe i propozon ne strukturat perkatese per miratim;
  • Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
  • Kerkon dhe verifikon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike

Kualifikimet​

  • Te jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Te ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune në projekte civile.
  • Të shfaqë aftësi te mira analitike dhe raportuese.
  • Të ketë aftësi te mira komunikuese me shkrim dhe verbal.

    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në email: technobuild2018shpk@gmail.com
  • Afati i dorëzimit: 20.05.2026
  • Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top