• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Strukturist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
EuroElektra Sh.p.k prezente mbi 12 vjet në treg, është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme, duke ofruar zgjidhje me anë të projekteve të teknologjisë më të avancuar, në Shqipëri dhe rajon. Është e pranishme me zgjidhje inovative për sistemet e menaxhimit të energjisë si “energji djellore” dhe “karikuesit e veturave elektrike”. Ofron shërbime projektimi dhe promovon sisteme të avancuara për godina, tregtare, industriale dhe rezidencile. Gjithashtu ofron shitje me shumicë të materialeve elektrike.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë “Inxhinier Projektues për Struktura metalike.

Kërkesat dhe kualifikimet:


  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Inxhinieri Ndërtimi / Mekanike ose profile ekuivalente
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1vit. Pasja e eksperiencës ose njohurive mbi energjinë e rinovueshme përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë shumë mirë programet AutoCAD, SAP dhe Microsoft Office. Njohja dhe përdorimi i programeve të tjera inxhinierike përbën avantazh.
  • Të jetë i aftë të përballojë ngarkesat e punës në projektim dhe supervizim. Përbën avantazh pasja e rezultateve të larta në universitet në lëndët teknike dhe grafikën inxhinierike, si dhe eksperienca në studio projektimi.
  • Të njohë gjuhën angleze në nivel profesional. Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
  • Të ketë leje drejtimi automjeti të kategorise B
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe zgjidhjes fleksibel të problematikave te ndryshme gjate procesit të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë :


  • Të zhvillojë projektet e strukturave metalikë në kuatër të aktivitetit dhe nevojave të kompanisë. Të ndjekë zbatimin e tyre dhe modifikimet e mundshme.
  • Të hartojë bazën e dokumentave të nevojshëm, nga fillimi deri në dorëzimin përfundimtar të objekteve.
  • Të kryejë procedurat e kontrollit dhe raportimit ditor mbi ecurne e punës.
  • Të kryejë mbikqyrjen periodike mbi zbatimin e projektit.
  • Të ndjekë procedurat e trajnimit, kualifikimit dhe zbatimit të rregullave të sigurimit teknik në punë.
  • Detyra të tjera të dhëna nga punëdhënësi.

Ofrojmë:

  • Mjedis pune dinamik, miqësor dhe bashkëpunues.
  • Kualifikim profesional në menyrë të vazhdueshme me kompani të huaja prestigjoze në sektor .
  • Mundësi rritje personale dhe profesionale brënda kompanisë.
  • Pagesa konkurrese në tregun e punës.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: hr@euroelektra.al
ose kontaktojnë në numrin e telefonit: 0672071043.

Ju mirëpresim!
EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tiranë

Tel: +355 42 476 501
e-mail: info@euroelektra.al
Web: http://euroelektra.al
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/euroelektra/
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/





Cel. : 0672071043
 


Apply WhatsApp
Back
Top