• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
RS CONSTRUCTION & ENGINEERING kërkon të punësojë një Inxhinier Zyre që do të mbështesë ekipin teknik në përgatitjen e dokumentacionit të projekteve, përpunimin e situacioneve, komunikimin me autoritetet dhe bashkëpunimin me zyrën e projektimit dhe kantierët. Ky është një pozicion kyç për menaxhimin efektiv të projektit dhe për garantimin e përputhshmërisë tekniko-administrative.

RS Construction & Engineering është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit.



Detyrat

  • Përpunon projektin e zbatimit dhe prodhon detaje per kantierin.
  • Kontrollon vizatimet dhe projektet e ardhura si dhe bën sistemimin e tyre.
  • Kontrollon përputhshmërine e projektit me preventivet përkatës.
  • Detajon librezat e masave dhe situacion mujor.
  • Asistimi në hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve dhe raporteve të progresit.
  • Monitoron, ndjek dhe raporton tek drejtuesit ecurine e kontratave per nënkontraktorët.
  • Hartimi i relacioneve teknike, shkresave zyrtare dhe komunikimi me institucionet përkatëse
  • Organizimi i dokumentacionit për dorëzime, kolaudime dhe arkivim teknik
  • Inspekton në mënyre perdiodike ecurine e projekteve me qellim raportimin te drejtuesit.
  • Detyra të tjera qe i ngarkohen brënda profilit nga menaxheri.


Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë Diplome në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Të ketë përvojë pune minimalisht 3 vjet;
  • Njohuri të mira të AutoCAD, MS Office (veçanërisht Excel dhe Word), si dhe software të menaxhimit të projekteve.
  • Njohuri mbi procedurat ligjore dhe teknike të sektorit të ndërtimit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin e projekteve;
  • Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aplikuesit me ekperience pune minimale por me aftesi te mira inxhinierike dhe energji per te punuar do te vlerësohen me përparësi.

📩 Të interesuarit të dërgojnë CV në: [info@rsce.al]
 


Apply
Back
Top