• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi

Pershkrimi i punes:
  • Përpunon projektet, harton situacionet mujore dhe librezat e masave për objektin përkatës;
  • Harton plan-organizimin e punimeve dhe ndjek grafikun kohor te punimeve sipas projektit;
  • Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
  • Përgatit raportet ditore të ecurisë së punimeve;
  • Përgatit dosjen teknike të objektit për dorëzim

Kualifikimet dhe aftesite e nevojshme:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit
  • Të ketë 5 vite eksperiencë pune
  • Të lexojë mirë projektet dhe të ketë aftësi të mira preventivuese
  • Të ketë aftësi te mira komunikuese dhe menaxheriale si dhe të jetë i aftë në vendosjen e prioriteteve në punë
  • Të përdorë mirë programet Autocad dhe paketen Microsoft Office

    Mirëpresim aplikimet për këtë mundësi punësimi. Ju lutemi dërgoni CV tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni ne subjekt në adresën e email-it: jobs@senka.al
 


Apply
Back
Top