• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi ne Zbatim

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Inxhinier Ndertimi ne Zbatim


2 N sh.p.k
është një nga kompanitë lider në fushën e ndertimit në Shqipëri. me nje game te gjere sherbimesh si : Ndertim, Insfrastrukture, Sherbim Skelerie , etj, kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik te Ndertimit, në pozicionin:

Inxhinier Ndertimi ne ZBATIM:

Inxhinieri i ndertimit do te jete pergjegjes për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

Detyrat :

Është përgjegjës për sigurimin dhe plotësimin e të gjithë dokumentacionit Tekniko – Ligjor, Ekonomik sipas fazave të projektit

Është përgjegjës për menaxhimin e grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurinë e tij në koordinim me drejtorin e Departamentin Teknik .

Është përgjegjës për menaxhimin e buxhetit të projektit.

Bashkëpunon me Departamentin Juridik për përgatitjen e kontratave të grupeve nënkontraktore . Ndjek zbatimin e kontratave te sipërmarrjes për punimet.

Është përgjegjës për plotësimin dhe dokumentimin e të gjitha fazave të projektit.

Është përgjegjës për monitorimin e progresit, mbikëqyrjen e shpërndarjes së materialeve dhe kryerja e kontrolleve të sigurisë dhe zgjidhja e çdo problemi që mund të pengojë punën.

Bashkëpunon dhe koordinon me Departamentin e Prokurimeve për porosite e materialeve ne kohë , pajisjeve dhe makinerive te nevojshme për realizimin e projektit;

Raporton ne mënyre periodike ( ditore dhe javore) tek departamentet Teknik , duke dorëzuar dokumentet suportues për punën e bere ne kantier;

Realizon dhe mban përgjegjësi për te gjithë detyrat e tjera qe i ngarkohen.

Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndërtohet dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullesi;

Ben organizimin dhe ndarjen e punës sipas nënkontraktove, grupeve te punës apo individëve qe punojnë ne objekt;

Harton librezën e masave për punimet qe kryhen dhe e raporton çdo jave se bashku me stacionin e punimeve;

Evidenton dhe paraqet kërkesat për ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit pranë Administratorit dhe Departamentit Teknik .

Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprori.



Kualifikimet :

Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit.

Të ketë eksperienca të mëparshme pune në Zbatim , + 2 vite si Inxhinier Ndertimi

Të ketë aftësi menaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.

Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, dhe programe inxhinierike .



Përfitimet:

Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;

Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;

Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

Paga konkuruese në treg;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë Cv-në në adresën: [B]hr.2nshpk@gmail.com[/B] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit)
ose ne nr. e telefonit +355 68 257 7650 .


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top