• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier HSE

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DOGU Construction shpk kërkon Inxhinier HSE

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier HSE është përgjegjës për ndjekjen dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurinë e punonjësve për kompaninë. Të koordinojë të gjithë kantieret dhe personat përgjegjës të tyre dhe të sigurohet se kompania i përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik;
  • Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë;
  • Të zbatojë procedurat e Kompanisë për HSE si dhe të përmirësojë ato në kuadër të zhvillimit së kompanisë edhe stafit;
  • Të inspektojë, të kontrollojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
  • Të kryejë trajnimin e stafit të ri, si dhe të asistojë në trajnimet e kantierit, lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;
  • Të kryejë DVR për çdo kantier së bashku me grupin e ngarkuar nga kantieri si dhe të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e DVR dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
  • Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;
  • Të asistojë në mbledhjet periodike të këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Të kryejë inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale që shfaqen në kantier dhe zyrë;
  • Të inspektojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
  • Të ndihmojë në hartimin e Planit të Sigurisë dhe Koordinimit;
  • Të ndihmojë në hartimin e Planit Operativ të Sigurisë;
  • Kontrollon zbatimin e rregullores së Sigurisë dhe Shëndetit nga stafi si dhe nga kontraktorët e kompanisë në çdo kantier;
  • Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;
  • Asiston stafin e kantiereve mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive;
  • Ndjek zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve në kantier;
  • Të bashkërendoj me drejtuesit e kantiereve për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikëqyret prej tyre;
  • Të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e vlerësimit të riskut dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.

Kualifikime të tjera:
  • Të ketë eksperiencë pune të ngjashme me pozicionin;
  • Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për sigurinë dhe shëndetin;
  • Të ketë kryer trajnimin e koordinatorit të sigurisë së akredituar nga institucionet shtetërore;
  • Njohje shumë e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndër personale;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).
Dërgoni CV në doguconstructionshpk@gmail.com
 


Apply
Back
Top