• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier elektrik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Air & Water MEP Engineering kerkon te punesoje Inxhinier Elektrik .

Pershkrimi i punes :

Harton projekte elektrike ;

Harton projekte te linjave te tensionit te mesem;

Harton projekte elektrike per impiante prodhues te energjise elektrike;

Rishikon & rivlereson nga ana teknike projektet e realizuara nga te trete;

Vizaton ne AutoCAD/Revit projekte elektrike si dhe pershtat projekte te tjera teknike;

Pergatit relacione elektrike si dhe pergatit specifikimet teknike dhe preventivat per projektet elektrike;

Llogarit dhe dimensionon sisteme te ndryshme elektrike;

Raporton dhe informon ne vazhdimesi te eprori dhe/ose te stafi drejtues i shoqerise, mbi rezultatet e detyrave te ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;

Propozon dhe udhezon permiresimin e procedurave me qellim rritjen e efiçences ne pune;

Ruan konfidencialitetin e te gjitha materialeve te klasifikuara si te tilla;

Kontribuon me njohurite dhe eksperiencen personale ne hartimin e projekteve si dhe ne vendimmarrjet e shoqerise;

Kerkesat :

Te jete i/e diplomuar ne Inxhinieri Elektrike;

Te kete njohuri te avancuara ne AutoCAD 2D, paketen Office dhe programe te tjera inxhinierike;

Preferohet te kete njohuri profesionale ne programet BIM (Building Information Modeling), Autodesk Revit MEP etj.;

Preferohet te kete eksperience ne studio te tjera projektimi MEP;

Te kete njohje shume te mira te normativave dhe standarteve per instalimet elektrike;

Te kete njohuri profesionale te gjuhes angleze;

Te dije te punoje ne grup dhe te kete aftesi organizimi dhe menaxheriale te projektit;

Te jete i/e afte te menaxhoje disa procese njekohesisht si dhe te jete i/e afte t’i permbahet afateve;

Te interesuarit te dergojne CV ne adresen e emailit: info@awmep.com
 


Apply
Back
Top