• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Elektrik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Eksperienca
vetem me eksperience
Inxhinieri Elektrik koordinon të gjitha shërbimet elektrike në kantier, Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve elektrike të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda afatit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë. Fokusi I aktivitetit është në Kantiere dhe linja elektrike.


Detyrat e përgjithshme të rolit:
  • Mbikëqyrja dhe koordinimi i punimeve elektrike në kantier për nënstacione dhe linja të tensionit të lartë/mesëm/të ulët.
  • Sigurimi i zbatimit të projektit sipas standardeve teknike dhe rregulloreve në fuqi.
  • Kontrolli dhe testimi i sistemeve elektrike për të siguruar funksionimin e duhur dhe përputhjen me specifikimet teknike.
  • Koordinimi me ekipet e ndërtimit dhe inxhinierët e tjerë për zgjidhjen e problematikave teknike.
  • Mbikëqyrja e instalimeve elektrike, kabllove, transformatorëve dhe pajisjeve të tjera në objekt.
  • Inspektimi i materialeve elektrike dhe sigurimi që ato janë në përputhje me projektin dhe normat teknike.
  • Hartimi i raporteve të progresit dhe dokumentimi i çdo problematike që mund të ndikojë në ecurinë e punimeve.
  • Zbatimi i masave të sigurisë në kantier për të garantuar një mjedis pune të sigurt.

Kriteret dhe kualifikimet:
  • Diplomë e nivelit Master në degën Inxhinieri Elektrike.
  • Eksperiencë rreth 3 vite në projekte të ngjashme (Kantiere, linja të tensionit të lartë, etj.).
  • Njohuri të mira mbi standardet dhe normativat elektrike në Shqipëri.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar skema elektrike dhe projekte teknike.
  • Eksperiencë në mbikëqyrjen e punimeve elektrike në kantier dhe menaxhimin e ekipeve të punës.
  • Njohuri mbi softuerë si AutoCAD, ETAP, ose programe të tjera teknike.
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
  • Leje drejtimi kategoria B

Cel. : 0688000608
 


WhatsApp
Back
Top