• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier/e kantieri | Teknik i/e mesëm/

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania SI.SI-AL disponon disa vende vakante per Inxhinier/e kantieri | Teknik i/e mesëm/.

Pozicioni i punes:

Menaxhimi dhe Ndjekia e te gjithe fazave te Implementimit te nje projekti te sinjalistikes rrugore.
Të koordinoj të gjitha punimet / shërbimet, gjatë fazës së ofertës , si edhe gjatë zbatimit të projektit në një kantier ose në shumë kantiere;

Të mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve te sinjalistikes të përfshira në projekt;
Të planifikoj, organizoj, dhe menaxhoj punën dhe resurset humane për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar projektin me sukses;

Detyrat

Të pregatis oferta për punime, që nga projekt ideja deri në zbatimin dhe dorëzimin e projektit;
Të planifikoj, organizoj dhe monitoroj punën e teknikëve dhe të siguroj se të gjitha punimet po kryhen sipas kërkesave të investitorëve;
Të pregatis dhe koordinoj të gjithë parametrat e përcaktuara në projekt;
Të rishikoj dhe hartoj kostot e instalimeve duke pregatitur preventivin total;
Të koordinoj punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
Të pregatis dhe monitoroj grafikun e zbatimit të punimeve;


Kualifikimet / Kërkesat

Të ketë mbaruar shkollën e lartë në profilin Inxhinieri Mekanike/Ndertimi. Preference per profil Mekanik-Transport ose shkolle te mesme teknike.
Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 1 vit si ndjekës punimesh;
Të ketë eksperiencë në AutoCad, Exclel, Word, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet;
Aftësi të mira koordinimi në punime ndertimore;
Aftësi shumë të mira komunikimi;
Njohuri të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar); Gjuha italiane avantazh.
Leje drejtimi Automjeti (klasi B);

Preferohet mosha deri 50 vjeç.

Paga: Fillon me 80.000 Lek + Sigurime

Shënime

Adresa: km2, Autostrada Tirane-Durres (prane Ardenos)


Afat per aplikim : 30 Janar 2023.

Personat e interesuar te dergojne CV ne adresen email :
info@sisi-al.com dhe nje numer telefoni për kontakt (*).

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top