• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Biomedikal

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mjekesi
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
  3. gjermanisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania MSE, Medical Service Engineering, është krijuar në vitin 2018, me fokus shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore.

Në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj, kompania po kërkon staf në pozicionin:

INXHINIER BIOMEDIKAL
Përshkrimi dhe Detyrat
:

  • Instalon, rregullon, mirëmban, riparon ose jep mbështetje teknike për pajisjet biomjeksore​
  • Kryen testimet e nevojshme, siguron përputhshmerinë në parametra, duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit​
  • Realizon kalibrimet periodike të pajisjeve sipas planit të paracaktuar​
  • Përshtat hardware kompjuterik ose software për përdorimin e tyre në paisje të ndryshme biomjeksore.​
  • Diagnostifikim dhe interpretimi i të dhënave bioelektrike, duke përdorur teknika të përpunimit të sinjalit​
  • Analizimi i informacionit dhe vlerësimi i rezultateve për të zgjedhur alternativën më të mirë dhe zgjidhjen e problemeve.​
  • Ndjek riparimin në kohë për pasijet të cilat janë në mirëmbajtje me palë të treta​
  • Bën kontrollin/instalimin e pajisjeve të reja të cilat blihen nësë janë brenda standarteve apo parametrave​
  • Realizon update-imet software-ike të pajisjeve mjeksore​
  • Plotëson/mban dokumente mbi mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve mjekësore.​
  • Plotëson rast pas rasti dokumentacionin e historive të shërbimit në të gjitha pajisjet biomjekësore. Performancës së pajisjeve.​
  • Vlerëson sigurinë, efikasitetin dhe efektivitetin e pajisjeve biomjeksore​
  • Ndihmon ne trajnimin e mjekëve dhe personelit mjekesor për përdorimin e duhur të pajisjeve​
  • Sygjeron mbi stok-un minimal të pjesëve të këmbimit​
  • Merr trajnime të vazhdueshme lidhur me të rejat mbi pajisjet mjeksore​
  • Duhet të reflektojë siguri tek klienti​
  • Bashkpunon ngushtë me mjekët dhe stafin mjeksor të cilët janë në përdorim të pajisjeve mjeksore​
  • Tregon vëmendje ndaj detajeve​
  • Raporton periodikisht tëk drejtuesi lidhur me amortizimin dhe gjendjen aktuale të pajisjeve
  • Ndihmon në trajnimin e inxhinerëve të rinj
  • Raporton sipas kerkesave cdo ditë rreth veprimeve/shërbimeve të realizuara si dhe plotëson të gjithë rekordet të cilat mbahen në lidhje me mirëmbajtjen apo shërbime të tjera të cilat lidhen me paisjet teknike apo biomjeksore.
  • Raportet mund të jenë elektronik dhe në softcopy.
  • Kujdeset që të arrij gjithmone kënaqësinë e klientit

Kriteret e Pozicionit te Punes
  • Te ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierise Elektronike, Mekanike
  • Te ketë eksperience pune minimalisht 2 vjecare
  • Te jetë zoterues i gjuheve te huaja
  • Te jetë i komunikueshem
  • Aftësia për të analizuar informacion nga një shumëllojshmëri burimesh
  • Aftesi të mira interpersonale dhe shërbimi ndaj klientit

Orari i Punes: 08:00 am - 16:30 pm

MSE Sh.p.k ju fton të bëheni pjesë e stafit duke kontaktuar në numrin e telefonit: 068 70 14 556 për më shumë informacione.

Mund të aplikoni për këtë pozicion duke derguar Cv tuaj në adresën e e-mailit: fpetritaj@mse.al brenda datës 07.08.2025
Kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen për të zhvilluar fazën e intervistës
Ju njoftojmë së të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Cel : + 355 69 70 14 556

Cel. : 355697014556
 


Apply WhatsApp
Back
Top