• Tirane, ofrohet vend pune Internship | vend praktike juriste/avokate

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. Internship | vend praktike
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Studio Ligjore “Albjuris” ofron mundësinë për një program intershipi profesional me kohëzgjatje nga 3 deri në 5 muaj, i dedikuar studentëve të drejtësisë dhe kandidatëve të Shkollës së Avokatisë që dëshirojnë të fitojnë eksperiencë praktike në fushën ligjore.

Për kandidatët që ndjekin Shkollën e Avokatisë, periudha e praktikës mund të zgjatet deri në 1 vit, në përputhje me termat dhe kërkesat akademike të institucionit.

Çfarë ofron intershipi:
  • Eksperiencë praktike në përgatitjen e aktpadive, kërkesave gjyqësore, ankimimeve dhe dokumenteve procedurale;
  • Pjesëmarrje në seanca gjyqësore dhe asistencë në përgatitjen e dosjeve për gjykim;
  • Njohje me procedurat administrative, civile dhe penale në praktikë;
  • Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me avokatë dhe ekspertë të fushës;
  • Trajnime të brendshme mbi etikën profesionale, teknikat e argumentimit ligjor dhe komunikimin me klientët;
  • Përdorim të mjeteve digjitale për menaxhimin e çështjeve ligjore dhe dokumentacionit.
Çfarë do të mësosh deri në fund të intershipit:
  • Aftësi për të hartuar në mënyrë profesionale dokumente ligjore dhe procesuale;
  • Të kuptuar të thelluar të funksionimit të sistemit gjyqësor shqiptar;
  • Aftësi analitike për interpretimin e ligjeve dhe praktikës gjyqësore;
  • Përvojë reale në menaxhimin e çështjeve të klientëve dhe ndërtimin e strategjive ligjore;
  • Përgatitje të plotë për hyrjen në profesionin e avokatit.
Kohëzgjatja:

3–5 muaj (me mundësi zgjatjeje deri në 12 muaj për kandidatët e Shkollës së Avokatisë).

Përfitime shtesë:

Kandidatët që shfaqin angazhim dhe performancë të lartë gjatë periudhës së intershipit, do të kenë mundësi punësimi të përhershëm pranë Studios Ligjore Alb Juris”.

Si të aplikoni:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në albjuris@gmail.com
 


Apply
Back
Top