• Tirane, ofrohet vend pune Intern/Junior Auditor

Nëse jeni një profesionist i ri dhe i motivuar, me aftësi të mira analitike, planifikuese dhe organizative, dhe po kërkoni të thelloni njohuritë tuaja në fushën e auditimit, kjo mundësi është për ju. Bashkohuni me ekipin tonë të auditimit, i cili është në rritje të vazhdueshme, dhe fitoni njohuri të reja si dhe përvojë në këtë sektor.

Kualifikimet e nevojshme:

• Të keni përfunduar / të jeni në proces diplomimi të studimeve të larta Bachelor në degën Financë (përbëjnë avantazh
studimet niveli Master);
• Të zotëroni aftësi të mira komunikimi (të folur dhe të shkruar) në shqip dhe në anglisht;
• Të zotëroni aftësi të mira të përdorimit të programeve të paketës Microsoft Office (Excel, PowerPoint, etj.);
• Të keni aftësi të mira në punën në grup;
• Të jeni të motivuar për të përmirësuar njohuritë në mënyrë të vazhdueshme.

Kreston Albania ofron shërbime financiare dhe të këshillimit për biznesin, në fushën e auditimit dhe të dhënies së sigurisë, kontabilitetit dhe taksave, si dhe shërbimeve ligjore dhe të këshillimit financiar. Prej muajit dhjetor 2014, Kreston Albania është pjesë e rrjetit botëror Kreston Global.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë me e-mail një përmbledhje të shkurtër të përditësuar ose CV në adresën info@kreston.al
 


Apply
Back
Top