• Tirane, ofrohet vend pune Instruktor Palestre

Tirane
Instruktori i palestrës është përgjegjës për komunikimin me klientët, përgatitjen e praktikave ushtrimore, ndjekjen e ushtrimeve dhe aktiviteteve fizike, përfshirjen aktive të klientëve në programet ushtrimore si dhe trajnimin mbi përdorimin e pajisjeve të palestrës nga ana e klientëve.

DETYRAT KRYESORE:
  • Organizon programe pune për aktivitetet fizike sipas nevojave dhe aftësive të klientëve;
  • Këshillon klientët për dieta ushqimore specifike sipas peshave trupore;
  • Sygjeron teknikat e duhura të frymëmarrjes që përdoren gjatë aktiviteteve fizike;
  • Këshillon klientët në menyrën e përdorimit të pajisjeve;
  • Përgatit dhe drejton programin e aerobisë sipas grafikut të përcaktuar;
  • Kujdeset mbi funksionimin e përditshëm të palestrës,
  • Përfaqëson profesionalisht palestrën në raport me klientët dhe mban në nivelin e duhur shërbimin ndaj klientit,
  • Kujdeset që klientët të njohin, të pranojnë dhe respektojnë rregulloren e palestrës,
  • Krijon paketat e abonimeve sipas sezoneve, kohës së përdorimit të palestrës dhe promocioneve të ndryshme,
  • Asiston në evente për klientët VIP te palestrës,
  • Mer pjesë në aktivitete të ndryshme me qëllim promovimin, marketimin e palestrës në funksion të imazhit të saj,
  • Kryen ture prezantimi të palestrës për klientët potencial të saj,
  • Ndjek klientët përgjatë ushtrimit të aktiviteteve fizike,
  • Kujdeset për mirëfunksionimin e pajisjeve,
  • Sigurohet që kushtet e higjenës në palestër janë në nivelin e duhur,
  • Është përgjegjës për ndihmën e parë në rast të lëndimeve të klientëve.
KRITERET KRYESORE:
  • Të jetë i/e diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik;
  • Mbi 3 vjet eksperiencë pune si instruktor në palestra me nivel të lartë shërbimi;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e pajisjeve të palestrës;
  • Të njohë teknika bashkëkohore të trajtimit fizik;
  • Te kete aftesi te mira komunikimi;
  • Te kete njohuri te gjuheve te huaja: Anglisht dhe Italisht.
Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit eshte data 07 Nentor 2023, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale
 


Apply WhatsApp
Back
Top