• Tirane, ofrohet vend pune Hybrid Specialist finance

Tirane
Tipi
  1. Hybrid working = zyre + remote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Publix kërkon të punësojë një Specialist Finance i cili do të mbështesë aktivitetet financiare dhe kontabël të kompanisë, do të sigurojë raportim të saktë dhe do të ndihmojë në përmirësimin e proceseve financiare.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Rregjistrim i faturave te blerjes dhe shitjes ne sistem
  • perpilimi i librave te shitjes dhe blerjes dhe rakordimi me sistemin self care
  • Ndjekja e detyrimeve tatimore dhe përgatitja e deklaratave përkatëse
  • Ndihmon në procesin e përgatitjes së buxhetit dhe parashikimeve financiare
  • Ndihmon në mbylljen mujore dhe vjetore të pasqyrave financiare
  • Bashkëpunimi me auditorët e jashtëm dhe të brendshëm gjatë auditimeve
  • Kryerja e detyrave të tjera financiare sipas kërkesave të drejtuesit të departamentit
Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në financë ose kontabilitet
  • Njohuri të mira të legjislacionit fiskal dhe standardeve të kontabilitetit
  • Përdorimi shumë i mirë i paketës MS Office, veçanërisht Excel; njohja e programeve financiare, Navision përbën avantazh
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
Ofrohet:
  • Paketë konkuruese
  • Trajnime dhe zhvillim profesional
  • Ambient pune bashkëpunues dhe mundësi avancimi
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën publix.talent@gmail.com brenda datës 18.07.2025
 


Apply
Back
Top