• Tirane, ofrohet vend pune Hidraulik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hidraulik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.



Pozicioni: Teknik Hidraulik
Departmenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendodhja: QTU

Përshkrim i Pozicionit të Punës

Tekniku Hidraulik në Departamentin Teknik në Qëndër Tregtare është përgjegjes për kryerjen e instalimeve, mirëmbajtje & riparime të ndryshme të sistemit hidraulik të qëndres në tërësi si dhe njësive të veçanta (dyqaneve) dhe zyrave.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  1. Mirëmbajtja e sistemit të furnizimit me ujë sanitar.
  2. Mirëmbajta e sistemit të furnizimit me ujë nga puset.
  3. Mirëmbajtja e sistemit të impiantit të trajtimit të ujit.
  4. Mirëmbajtja e sistemit sprinkler dhe hidrant.
  5. Mirëmbajtja e sistemit të paneleve diellore.
  6. Mirëmbajtja sistemit të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ujra shiu.
  7. Mirëmbajtja e pajisjeve dhe aksesoreve hidrosanitare.
  8. Mirëmbajtja e sistemit të vaditjes.
  9. Mirëmbajtja e sistemit hidraulik të kondicionimit.
  10. Të kontrollojë nivelin e ujit në depozitat për përdorim të brëndshëm dhe depozitat e sistemit sprinkler.
  11. Të kontrollojë gropën septike, ndarësin e papastertive, pusetat dhe sifonet e lavamaneve.
  12. Të kontrollojë nivelin e zbutesit të ujit dhe të hëdhë kripë nese duhet.
  13. Të kontrollojë dhomën e pompave për ndonjë anomali.
  14. Të kontrollojë filtrat e ujit në sistemin e pompave dhe të bëj pastrimin apo ndërrimin sipas nevojave.
  15. Ti përgjigjet thirrjeve për difekte dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm, si dhe ti raportojë eprorit nëse është e nevojshme.
  16. Kryerja e detyrave te tjera sipas nevojave te qendres apo njesive te vecanta te cilat ngarkohen nga menaxheri apo supervizoret perkates

Kërkesat e pozicionit të punës:


  1. Edukimi:
- Preferohet Shkollë Teknike Profesionale ose Kurs kualifikimi në profil


  1. Eksperiencat e punës:

  • Rreth 4-5 vjet në të njëjtin profil,


  1. Kualifikime të tjera:

  • Njohuri mbi Sistemet Hidraulike
  • Njohuri mbi sistemet e Zjarrit
  • Njohuri mbi sistemet Hidrant
  • Njohuri mbi sistemet HVAC
  • Kurs kualifikimi dhe çertifikate për punime hidraulike (përbën avantazh)


  1. Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV;

nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail: hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:
“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”
Afati i dorëzimit: deri në datë 31/08/2023.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top