• Tirane, ofrohet vend pune Help Desk Technician

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  2. IT Adminsitrim Rrjeti
  3. IT Teknike | Kompjutera
Eksperienca
vetem me eksperience

Help Desk Technician


Infinity Investment Group është një nga kompanitë lider në sektorin e mikpritjes dhe argëtimit në Shqipëri, që operon kazino të integruara në hotele me 5 yje.

Në kuadër të zgjerimit të ekipit të Teknologjisë së Informacionit, jemi në kërkim të një Help Desk Technician, i cili do të ofrojë mbështetje teknike të nivelit të parë dhe do të kontribuojë në funksionimin e qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas të infrastrukturës IT të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Ofrimi i mbështetjes teknike për kompjuterë, printerë, skanerë dhe pajisje të tjera periferike.
  • Menaxhimi, ndjekja dhe zgjidhja e kërkesave teknike përmes sistemit Help Desk, si dhe eskalimi i problematikave më komplekse.
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e stacioneve të punës, pajisjeve IT dhe aplikacioneve software.
  • Ofrimi i suportit bazë për rrjetet LAN/Wi-Fi dhe sistemet e telefonisë IP.
  • Administrimi dhe mirëmbajtja e inventarit të pajisjeve IT.
  • Bashkëpunimi me ekipin IT për mirëmbajtjen, përmirësimin dhe sigurinë e infrastrukturës teknologjike.
  • Dokumentimi i ndërhyrjeve teknike dhe procedurave të suportit.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fushë të ngjashme.
  • 2–5 vite eksperiencë pune në mbështetje teknike IT (Help Desk / IT Support).
  • Eksperiencë në suportin teknik për sistemet Windows; njohuritë bazë në Linux përbëjnë avantazh.
  • Njohuri në instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e printerëve, skanerëve dhe pajisjeve të zyrës.
  • Njohuri bazë mbi rrjetet kompjuterike (LAN, Wi-Fi, IP) dhe sistemet e telefonisë IP.
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe orientim ndaj shërbimit.
  • Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave teknike.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Çfarë ofrojmë

  • Paketë konkurruese page.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për të punuar me teknologji moderne dhe projekte sfiduese.

Shënime​

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Infinity Investment Group, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në:hr@infinityinvestment.al duke specifikuar në subjekt: Application Application – Help Desk Technician ose Cel. : +355694089112
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.

**Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Industria: Entertainment Providers


 


Apply WhatsApp
Back
Top