• Tirane, ofrohet vend pune Head of Enterprise Risk Management (ERM) – Iute Credit Albania

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pergjegjes per zhvillimin, implementimin dhe permiresimin e vazhdueshem te kuadrit te menaxhimit te riskut ne nivel institucioni, ne perputhje me kerkesat e Bankes se Shqiperise dhe standardet e Iute Group.
Raporton te Drejtori i Riskut

Fushat kryesore te pergjegjesise:
  • Zhvillimi dhe mirembajtja e politikave, procedurave dhe metodologjive te riskut (RAF, RAS, KRI, risk taxonomy, EWS).
  • Identifikimi, vleresimi dhe monitorimi i te gjitha kategorive te riskut, me fokus te vecante ne riskun operacional.
  • Mbikeqyrja e riskut operacional: RCSA, analiza e shkakut rrënjesor (RCA), monitorimi i kontrolleve, BCP dhe testimet e vazhdimesise se biznesit, regjistri i ngjarjeve.
  • Drejtimi i funksionit Antifraud: hartimi i strategjise antifraud, parandalimi dhe zbulimi i mashtrimeve, koordinimi i hetimeve, analiza e skemave te reja te mashtrimit dhe forcimi i kontrolleve parandaluese.
  • Monitorimi dhe raportimi periodik i KRI-ve dhe ekspozimeve ndaj riskut tek CEO, Komitetet e Riskut, rregullatoret dhe Bordi.
  • Sigurimi i funksionimit efektiv te tre linjave te mbrojtjes dhe forcimi i kultures se riskut ne organizate.
  • Koordinimi me funksionet e Auditit, Compliance, IT dhe Operacioneve per adresimin e riskut dhe implementimin e masave korrektuese.​
Kerkesat per pozicionin – Head of ERM (ICA)
  • Diplome universitare ne Finance, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha te ngjashme.
  • Master ne Finance dhe/ose Ekonomi (i detyrueshem).
  • Minimumi 5–7 vite eksperience ne menaxhimin e riskut, audit, kontroll te brendshem ose fusha te ngjashme ne sektorin financiar.
  • Njohuri te thelluara te kuadrit rregullator te Bankes se Shqiperise dhe praktikave te menaxhimit te riskut (ERM, RAF, RCSA, KRI, BCP).
  • Eksperience ne hartimin dhe implementimin e politikave dhe procedurave te riskut
  • Aftesi te forta analitike dhe eksperience ne analiza te thelluara (root cause analysis).
  • Aftesi te larta komunikimi dhe raportimi ndaj menaxhimit te larte dhe Bordit.
  • Integritet i larte profesional dhe pavaresi ne vendimmarrje.
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
  • Certifikime profesionale (FRM, PRM, CIA, CFE ose te ngjashme).
  • Eksperience ne institucione financiare bankare
Gjithashtu, ju jepni pelqimin tuaj qe IuteCredit Albania sh.a. te ruaj te dhenat tuaja personale dhe dokumentacionin e derguar per kandidimin tuaj (CV, letër motivimi, dokumente referencash, numer kontakti, adrese elektronike) per nje afat 6 mujor edhe ne rast te mosperzgjedhjes tuaj, per t’u perdorur ne te ardhmen vetem per qellimin e kandidimit per punesim.Ju keni te drejte te terhiqeni nga ky pelqim ne cdo moment, duke bere me dije tek adresa elektronike jobs@iute.al
IuteCredit Albania merr masat e duhura per perpunimin e sigurt te te dhenave tuaja personale. Per me teper drejtohuni ne Politikën tonë të Privatësisë
 


Apply WhatsApp
Back
Top