• Tirane, ofrohet vend pune Graphic Designer

Ahead Creative, ahead.al, është një agjenci marketingu dhe komunikacioni, me më shume se 8 vite në treg.
Me një staf të pasionuar dhe të kualifikuar, Ahead Creative është e përkushtuar ndaj klientëve të tyre,
për të rritur vizibilitetin, të ndërtojnë markën, dhe të arrinë sukses në një mjedis të konkurrencës së lartë.

Graphic Designer

Titulli i pozicionit: Graphic Designer

Qëllimi i Pozicionit: Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e konceptimit dhe realizimit të kreativës dhe grafikës në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruar

Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
  • Kontribuon aktivisht me sugjerime tek Menaxheri i Projektit/Klienti në lidhje me kreativa të ndryshme. Krijon dhe prezanton kreativ.
  • Hulumton tregun dhe azhornohet çdo ditë me zhvillimet më të fundit në lidhje me produktet ekzistuese dhe ndryshimet e kërkesave të Klientëve.
    Azhornohet me zhvillimet më të fundit të teknologjisë sidomos në aspektin publicitar.
  • Harton, prezanton dhe ekzekuton kreativa të ndryshme publicitare në kohën dhe cilësinë e kërkuar nga Menaxheri i Projektit/Klienti.
  • Garanton komunikim të vazhdueshëm me Menaxherin e Projektit/Klientin që nga fillimi deri në perfundimin e një kreative me qëllim realizimin 100% të kërkesës së tij/Klientit.
  • Garanton përkthimin e synimeve të Menaxherit të Projektit/Klientit në strategji kreative.
  • Vëzhgon, kopjon dhe redakton materiale publicitare për të garantuar përpuethshmërinë e tyre me kërkesat e Menaxherit ëe Projektit/Klientit.
  • Grumbullon dhe kategorizon informacion në lidhje me kreativat që zhvillojnë Agjenci të ndryshme.
    Ndjek lëvizjet e konkurentëve i kthen ato në veprime të Agjencisë me qëllim ruajtjen dhe zgjerimin e Klientelës.
  • Garanton ruajtjen dhe arshivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë të kryer.
  • Garanton saktësinë e materialeve të prodhuara në nivel përpuethshmërie me kërkesat e Menaxherit të Projektit/Klientit në anën konceptuale dhe vizuale.
  • Kujdeset për anën drejtshkrimore të materialeve duke njoftuar Menaxherin e Projektit/Klientin.
  • Mbikqyr dhe garanton ruajtjen dhe arshivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë të kryer.
  • Punëdhënësi mund t`i caktojë punëmarrësit edhe përgjegjësi e detyra të tjera (qe janë te ngjashme me detyrat e mesipërme) përvec atyre të parashikuara, bazuar në nevojat e kompanisë.
Aftësitë dhe Kualifikimet:
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike me përvojë të mëparshme në përdorimin e programeve Paketa Adobe Suite. ( 2 D dhe video)
  • Diplomë e arsimin e lartë, arsimimi pas universitar përbën avantazh.
  • Kreativiteti në mënyrë të natyshme për të gjetur zgjidhje kreative në një situatë biznesi.
  • Aftësi për të identifikuar alternativa të ndryshme nga metodat dhe qasjet tradicionale.
  • Të mësuarit praktik dhe Përthithja dhe aplikimi i informacionit të ri në lidhje me punën, duke marrë parasysh normat dhe kompleksitetin përkatës.
Përvoja

+5 vite përvojë në pozicione të ngjashme.

Të interesuarit të aplikojnë në info@ahead.al ose 0697017079
 


Apply WhatsApp
Back
Top